Përktheu nga origjinali anglisht Elvis Zaimi
Njohja e vetvetes më të thellë, më tepër sesa e “Psikes të fragmentarizuar”, ishte mënyra tejet dhe jashtëzakonisht e individualizuar e negativizmit të Franc Kafkës, e përshtatshme për një shkrimtar motot e të cilit përfshinin ”Kurrë më Psikologji!”, “Psikologjia është padurim”. Padurimi, ngulmonte Kafka, është i vetmi mëkat madhor, i cili i përfshin gjithë të tjerët.
Nuk jam në gjendje ta lexoj asnjëherë Kafkën pa më ardhur ndër mend maksima ime e paraspëlqyer: ‘Fli më shpejt! Nuk kemi nevojë për nënkrejse”, që shpreh thelbiin e padurimit hebre. Yahweh nuk është një Zot i durueshëm, të paktën për shkrimtarin J, dhe ndoshta Kafka, një Kabalist i shpallur, ndërrmori si projektin e tij të fshehtë kërkimin e mbinatyrshëm të ndryshmit dhe twë bërjes të Perëndisë të hebrenjve një person më i durueshëm.”Bisedat me Kafkën” të Gustav Janouchs, të cilave mund t’u zihet pak besë dhe as nuk mund të cmohen shumë, megjithë përpjekjen e tyre për të na bindur duke ndjekur të kapin eptimet që dëgjojmë në shkrimet e Kafkës, tregojnë për atë që disa e quajnë Gonsticizmi hebre i Kafkës, i dukshëm gjithashtu edhe tek Gershom Scholem dhe Walter Benjamin, që të dy të ndikuar thelllësisht nga Kafka. Ky gnosticizëm, ashtu si çdo lloj tjetër gnosticizmi, është i padurueshëm me kohën, megjithëkëtë në shkrimet dhe bisedat e tij Kafka këshillon durimin përmbi të gjitha. Paradokset janë ato çfarë lexuesit presin nga Kafka, por një gnosticizëm i durueshëm është më tepër se një paradoks. Gnosis, nga vetë përkufizimi, është një dije e pakufizuar në kohë, si e vetes përbrenda vetvetes, por edhe e një Perëndie krejt të huaj, grimat e shndrritshme të së cilws mbeten brenda vetvetes tone më të thellë. Durimi mund të jetë rruga pragmatike për tek Gnosis, siç është e dukshme se ishte ai për Kafkën, porse ai nuk ka rë bëjë me negativitetin e beftë dhe të menjëhershëm të çfarëdolloj Gnosticizmi. Për të na e hapur dilemën e kuptimeve ndërdyshase ndërmjet Gnosis dhe Gnozsticizmit, tek Kafka ka një të dhënë çelës, kjo është.” Durueshmëria”, ose mënyra kafkiane e të njohurit, e cila nuk e çoi atë drejt mohimit të dyfishtë, apo në një Kabalë të re. Megjithëse ne priremi t’I lidhim apo t’i ndërkallim në përplotësim dhe mbeshtetje të njëri=tjetritt kuptimet e Gnosis dhe Gnosticizmit, Kafka i mbajti ata të ndarë. Gnosis ai e quan “durueshmëri”, ndërsa Gonsticizmin ”negativen”. I pari është pafundësisht i ngadaltë, i dyti mahnitshëm i vrullshëm, sepse ai mbart së brendshmi si atribut të tij një dyjëzim që Kafka e gjen në zemrën e çdokujt dhe të çdo gjëje.”Durueshmëria’ kafkiane mëson diçka shumë të ndryshme;
“Nuk është e nevojshme të dalësh nga shtëpia. Qëndro në tryezën tënde dhe dëgjo.Madje as mos dëgjo, vetëm prit.Madje as mos sprit, ji tërësisht i qetë dhe i vetëm. Bota do t’ju ofrohet vetë për t’ia hequr maskën; ajo nuk mund të bëjë ndryshe, në ekstazë ajo do të fërgëllojë valëvitëse e dalldisur përpara jush.”
“Bota nuk duhet të mashtrohet për fitoren e saj”, sepse ndërkaq Kafka nuk është duke kërkuar fitoren e vetvetes. Prapëseprapë ai nuk e njeh disfatën; “sepse asgjë nuk ka ngjarë akoma”. Nëse jeni i bindur se asgjë ende nuk ka ngjarë, nuk jeni larg nga tradita hebreje Kujtesa hebreje është si shtypja frojdiane; çdo gjë tashmë ka ndodhur dhe kurrë nuk mund të ketë më ndonjë gjë të re. Pavarësisht llahtarit me romancën e tij familjare, Kafka vendosi të shkruajë sikur “asgjë të mos kishtë ndodhur akoma” .Për hebrejtë, ngjarja e kryehershme ishte Ujdisja e Abrahamit, dhe për Kafkën Abrahami ishte shëmbëllimi i një personi që nuk duhej besuar. Ndoshta roli i Abrahamit në “Frikë dhe Fërgëllim” të Kierkegaard provokoi refleksionet negative të Kafkës. Ato janë qartësisht në kundërshti të plotë me traditën hebreje, njëherazi ngjashmërisht edhe me atë të krishterë;
“Por le të marrim me mend Abrahamin tjetër. Atë që donte ta shfaqte sakrifincën të plotë dhe sipas mënyrës së duhur, i cili kishte kuptimin e qartë dhe të drejtë të të gjithë çështjes, por që nuk mund të besonte se ishte ai Abrahamii i paramenduar.–Ai një plak i shëmtuar dhe fëmija i tij qelbaniK (!1)-Besimi i vërtetë atij nuk I mungon, ai e ka këtë besim; se do ta bënte E sakrificën me frymën e duhur., vetëm sikur të besonte se ai ishte Abrahami i paramenduar.Ai ka frikë se pasi ta kishte nisur si Abraham sëbashku me të birin, përgjatë rrugës të aktit të sakrificës do të shndërrohej në Don Kishotin”
Njohja e vetvetes më të thellë, më tepër sesa e “Psikes të fragmentarizuar”, ishte mënyra tejet dhe jashtëzakonisht e individualizuar e negativizmit të Franc Kafkës, e përshtatshme për një shkrimtar motot e të cilit përfshinin ”Kurrë më Psikologji !”, “Psikologjia është padurim”. Padurimi, ngulmonte Kafka, është i vetmi mëkat madhor, i cili i përfshin gjithë të tjerët.
Nuk jam në gjendje ta lexoj asnjëherë Kafkën pa më sjellë ndër mend maksimën time të parapëlqyer: ‘Fli më shpejt! Nuk kemi nevojë për nënkrejse”, e cila shpreh thelbin e padurimit hebre. Yahweh nuk është një Zot i durueshëm, të paktën për shkrimtarin J, dhe ndoshta Kafka, një Kabalist i shpallur, ndërrmori si projektin e tij të fshehtë kërkimin e mbinatyrshëm të ndryshmit të Perëndisë të hebrenjve dhe bërjes të saj një person më i durueshëm. ”Bisedat me Kafkën” të Gustav Janouchs, të cilave mund t’u zihet pak besë dhe as nuk mund të cmohen shumë, megjithë përpjekjen e tyre për t’u dukur të bindshme duke ndjekur të kapin eptimet që dëgjojmë në shkrimet e Kafkës, tregojnë për atë që disa e quajnë Gonsticizmi hebre i Kafkës, i dukshëm gjithashtu edhe tek Gershom Scholem dhe Ëalter Benjamin, që të dy të ndikuar thelllësisht nga Kafka. Ky gnosticizëm, ashtu si çdo lloj tjetër gnosticizmi, është i padurueshëm me kohën, megjithëkëtë në shkrimet dhe bisedat e tij Kafka këshillon durimin përmbi të gjitha. Paradokset janë ato çfarë lexuesit presin nga Kafka, por një gnosticizëm i durueshëm është më tepër sesa një paradoks. Gnosis, nga vetë përkufizimi, është një dije e pakufizuar në kohë, si e vetes përbrenda vetvetes, por edhe e një Perëndie krejt të huaj, grimat e shndritshme të së cilës mbeten brenda vetvetes tonë më të thellë. Durimi mund të jetë rruga pragmatike për tek Gnosis, siç është e dukshme se ishte ai për Kafkën, porse ai nuk ka të bëjë me negativitetin e beftë dhe të menjëhershëm të çfarëdolloj Gnosticizmi. Për të na e hapur dilemën e kuptimeve ndërdyshase ndërmjet Gnosis dhe Gnozsticizmit, tek Kafka ka një të dhënë çelës, kjo është.” Durueshmëria”, ose mënyra kafkiane e të njohurit, e cila nuk e çoi atë drejt mohimit të dyfishtë, apo në një Kabalë të re.
Megjithëse ne priremi t’i lidhim apo t’i ndërkallim kuptimet e Gnosis dhe Gnosticizmit, në mbeshtetje dhe përplotësim të njëri=tjetritt Kafka i mbajti ata të ndarë. Gnosis ai e quan “durueshmëri”, ndërsa Gonsticizmin ”negativen”. I pari është pafundësisht i ngadaltë, i dyti mahnitshëm i vrullshëm, sepse ai mbart së brendshmi si atribut të tij një dyjëzim që Kafka e gjen në zemrën e çdokujt dhe të çdo gjëje.”Durueshmëria’ kafkiane mëson diçka shumë të ndryshme;
“Nuk është e nevojshme të dalësh nga shtëpia. Qëndro në tryezën tënde dhe dëgjo.Madje as mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos sprit, ji tërësisht i qetë dhe i vetëm. Bota do t’ju ofrohet vetë për t’ia hequr maskën; ajo nuk mund të bëjë ndryshe, në ekstazë ajo do të fërgëllojë valëvitëse e dalldisur përpara jush.”
“Bota nuk duhet të mashtrohet për fitoren e saj”, shprehetKafka sepse ndërkaq ai nuk ështënë kërkim të fitores për vetveten. Prapëseprapë ai nuk e njeh disfatën; “sepse asgjë nuk ka ngjarë akoma”. Nëse jeni i bindur se asgjë ende nuk ka ngjarë, nuk jeni larg nga tradita hebreje Kujtesa hebreje është si shtypja frojdiane; çdo gjë tashmë ka ndodhur dhe kurrë nuk mund të ketë më ndonjë gjë të re. Pavarësisht llahtarit me romancën e tij familjare, Kafka vendosi të shkruajë sikur “asgjë të mos kishtë ndodhur akoma” .Për hebrejtë, ngjarja e kryehershme ishte Ujdisja e Abrahamit, dhe për Kafkën Abrahami ishte shëmbëllimi i një personi që nuk duhej besuar. Ndoshta roli i Abrahamit në “Frikë dhe Fërgëllim drithërues” të Kierkegaard provokoi refleksionet negative të Kafkës.
Ato janë qartësisht në kundërshti të plotë me traditën hebreje, njëherazi ngjashmërisht edhe me atë të krishterë;
“Por le të marrim me mend Abrahamin tjetër. Atë që donte ta shfaqte sakrificën të plotë dhe sipas mënyrës së duhur, i cili kishte kuptimin e qartë dhe të drejtë të të gjithë çështjes, por që nuk mund të besonte se ishte ai Abrahami i paramenduar.–Ai një plak i shëmtuar dhe fëmija i tij qelbaniK (!)-Besimi i vërtetë atij nuk I mungon, ai e ka këtë besim-; se do ta bënte sakrificën me frymën e duhur. vetëm sikur të besonte se ai ishte Abrahami i paramenduar. Ai ka frikë se pasi ta kishte nisur si Abraham sëbashku me të birin, përgjatë rrugës të aktit të sakrificës do të shndërrohej në Don Kishotin”
Në disa mënyra të errëta ky Abraham është pararendësi Kishotian i Kafkës. Në terma të ndkimit letrar Gëte ishte Abrahami prej të cilit Kafka u tkurr, në terma shpirtërorë, Ligji apo Judaizmi pozitiv ishte I mishëruar në Abrahamin. Kafka, duke hequr dorë nga Ligji për Negativizmin e tij, braktisi gjithashtu një Abraham që e kishte keqinterpretuar botën.
“Abrashami bie viktimë e iluzionit që vijon; ai nuk mund t’I bëjë ballë uniformitetit të kësaj bote.Tashmë, është bërë e ditur se bota është e ndryshueshme në mënyrë të pazakontë, saqë kjo mund të verifikohet duke marrë një grusht prej saj për ta vështruar së afërmi.Kështu që kjo ankesë për uniformitetin e botës në të vërtetë është ankesa se përse nuk jemi përzjerë mjaft thellësisht me ndryshueshmërinë e kësaj bote”
Kafka ishte një ironsit tepër inteligjent për të besuar se ose arti ose jeta e tij u përzien mjaftueshëm thellësisht me ndryshueshmërinë e kësaj bote. Rebelimi i tij qesëndisës kundër Abrahamit ishte një protestë ndaj vetes dhe justifikimeve dredhuese të saj, duke përfshirë justifikimet për shangien nga Judaizimi dhe nga tradita kryesore letrare në gjuhën gjermane pas Gëtes.Fjala e përdorur nga Kafka për këto shmangie ishte “durueshmëri’, një figurë ketrare përgatitore ose një metaforë për praktikimin e artit të tij si shkrimtar.
…Gjithcka që duket si transhedentale te Kafka është në të vërtetë një përqeshje, simulim I një talljeje që rrezation nga ëmbëlsia madhështore e shpirtit të tij. Ndonëse e adhuronte Floberin, Kafka zotëronte një ndjeshmëri më të ëmbël dhe butësisht më të sjellëë sesa e krijuesit të Ema Bovari. Dhe megjithëkëtë narrativat e tij, të gjata apo të shkurtra, janë thuajse pandryshueshmërisht të ashpra në ngjarjet, tonalitetet dhe angushtitë që sjelllin gjendjet e rrezikshme pa rrugëdalje.
E llahtarshmja ka për të ndodhur.