Home KRYESORE Dilemat… (Nga brenda familjes ;) )

Dilemat… (Nga brenda familjes ;) )

Nga Ilir Magjistari

E shihja ate femije ne dyqanin e lodrave, dhe me kujtohej ajo ndjesia e dikurshme…per te zgjedhur ate qe doja. Ashtu si ai tani,edhe une dikur ,te gjitha lodrat i doja. Sa i afrohesha nje makine…e lija dhe zgjidhja nje automatik,nje lokomotive apo ku di une cfare.

Sigurisht,mamaja ishte ajo qe me terhiqte nga dora per te shkuar tek reparti i veshjeve.

-Ja,shiko ketu. Te pelqen kjo bluza? Apo keto pantallonat?
Kisha pritur ditelindjen per nje dhurate tjeter! Nje loder…nje kafshez…
Ktheja koken nga reparti i lodrave….
-Ketu shiko ,ketu!
-Une dua…te dyja- thoja me nje lloj inati.
Im ate,me shkelte syrin dhe me kapte doren per te ikur.
-Sa te mbarosh pune ti, po i jap nje paste djalit.-i thoshte nenes dhe dilnim nga MA-PO,te pasticeria ne krah.
-He,zgjidh. Kete apo kete?- me tregonte llojet e pastave.
Cte zgjidhja?
-Te dyja!

E keshtu, dashjet nuk ndaheshin dot.
Po me kapte nje merzi e dyshim per te zgjedhur kur degjoja ndasine: ke do,kete apo ate?

Dhe ndodhte qe vinin hallat e me perkedhelnin. Dhe,per hir te se vertetes me fusnin ne xhep ndonje monedhe si fshehur,po “fshehur” ama,qe edhe ime me ti shihte,po edhe mos guxonte te ma merte,se…”nuk duhet te kisha leke neper xhepa.”

Sigurisht qe me pelqente.
E pastaj pyetja e tyre:
-Ke do me shume? Mamin apo babin?
Oh,cfare pozite…
Im ate vinte buzen ne gaz e me tregonte mamane.

Halla, shfrytzonte dyshimin tim dhe me tregonte me sy babain. Fusja doren ne xhep dhe prekja monedhat…

Pastaj nderhynte halla tjeter.
-Hajde thuaja halles te veshi ti zemer hajde…. Babin do babiiiin- theriste pa i folur fare une.
Me vinte ca inat po s’kisha cte beja,nuk mund ta nxirja hallen genjeshtare. Edhe leket….
-Mos e mesoni me lek,eshte i vogel.- thoshte ime me me pafuqine e saj ,se dukej sikur u thoshte se …pa lek do zgjidhja mamane.

Por,im ate me kish bere nje arkez kursimi,enkas qe te mos mbaja lek neper duar nga kto qe me dhuronin, por…tak, e ne arkez. E ,kur doja ndonje gje te “paplanifikuar” hapnim arkezen.
Nga ana e sime meje, kjo ndodhte me vellain e mamase, ai me sillte gjithnje dhurata dhe me bente ate pyetjen e famshme. Kurse tezet vetem me perkedhelnin e nuk me pyesnin. Po ama…asnjehere nuk me jepnin leke. Megjithate i doja shume shume.

Vitet kalonin, e nje here,pasi halla me futi lekun ne xhep,me pyeti :
-Ke do me shume….?
Ju hodha ne qafe,e perqafova dhe i thashe ne vesh:
-Lekun po ta le nen jastekun ktu prane.
Pashe qe ajo heshti nje cast, me largoi e me pa ne sy. Pastaj me futi ne gjoks duke qeshur me te madhe.

Te tjeret pane te habitur.
-E dime vetem ne te dy! E kemi sekret…!- tha me ze, per te shuar kuriozitetin e te tjereve.
Dhe keshtu me kish munduar ajo pyetje ne ato vite.
Kur lindi djali im i pare,gezim i madh! Edhe nga prindet e mi,edhe nga prindet e Andias.
Kush e kush ti gezohej me pare.
I shihja dhe qeshja,sepse …
Ja sepse:
Nuk kaluan vetem pak muaj kur babai Andias,ish oficer,i solli dhurate nje pistolete kaucuku.
-Pa shiko cte ka sjelle gjyshi?!
Im bir …nuk mbante akoma shishen e biberonit .
-Ahaha…-qeshi Andia- tanks ti kishe sjelle mo gjysh,tanks.
-He pusho ti! Do behet trim nipi gjyshit.
Qeshja me vete po nuk reagoja ,sepse…
Nuk vonoi shume dhe im ate i solli nje reviste…nga ato per tu ngjyrosur.
-Ti ,mendon se ai mundet? As nje vit?- hetova tim ate me nje buzeqeshje ironike.
-Po ja…le ta kete…
-Ndonje gje per te lexuar mama,nuk i sollet? -shihja me shpoti nga ime me qe me shkelte syrin,me domethenien: mos u tall me ne ne sy te Andias.
-E mire,ja,keshtu menduam keshtu beme-tha ajo duke nxjere nje qese bajame nga canta.
-Po po,fiks per ate qe nuk i kane dale dhembet akoma ahaha- qeshja.
-Ore,cje bere keshtu ti? Po cfare ti sjellim?
-Bebelina…- i ngacmoja.
Por nuk do vononte shume,aq sa djali do filloje te kuptonte dhe do vinte ajo pyetja e famshme nga te dy palet e prinderve:
-Ke do me shume? Mamin apo babin?
Sigurisht qe femijet anojne nga mamate,dhe mua nuk me ngelej hatri kur ai thoshte:
-Mamin!
Sidomos kur e pyeste nena ime,pavarsisht se asaj nuk i vinte mire.

Ashtu si nisi te mos me vinte mire mua kur mamase se Andies, i shkelqente fytyra.

Po kjo pyetje u be kaq e zakonshme sidomos kur mblidheshim te gjithe per ndonje feste apo ditelindje,sa ndjeja se kish hatermbetje,por qe nuk shfaqeshin hapur.

Dhe …ai i cili e fitonte kete dashuri,vazhdonte te pyeste shume here,si per tu thene te tjereve se…” mua,mua”.
Po pergjithsisht kete rulete ruse ne familjen e madhe e luanin grate.

-Epo mjaft tani! – u tha Andia nje here duke i qortuar me sy.
Une qesha djallezisht.
Nje here…

E mora tim bir ne krah dhe shkova u futa ne mes te gjysherve te tij nga ana e se emes,Andies.

-Tani i thuaj babit ,ke do me shume? Nena Rozen apo gjysh Fitimin?
Im bir shtangu se nuk i qe bere ndonjehere pyetja per kete destinacion. Pa nje here nga gjyshe Roza ,pastaj ju hodh te gjyshit ne qafe. Sigurisht,dhuratat….

Nuk e kisha menduar vertet se sa do gezohej i gjyshi e sa do trishtohej e gjyshja.
Gjysh Fitimi,nxori nje monedhe te madhe dhe ja futi ne xhep,u ngrit dhe e hidhte perpjete nipcen.

Nena Roza…mbulonte trishtimin me nje buzeqeshje te shtire:

-As une ste kam xhan hic! Na …na… na…- dhe bente sikur e shtynte nipcen.
Derisa …e pa qe atij ju mbushen syte nga ajo shperfillje e saj dhe e mori ne gjoks.
I shihja dhe qeshja nen buze ….per tu thene se ajo pyetje ndasuese nuk duhej bere me! Se ashtu ndihesha une kur ata ore e cast pyesnin ke desh me shume mua apo Andian. Se dashurine nje femije mund ta kuptoje edhe te dhuratat personale,por brenda tij ka nje dashuri te madhe. Shume te madhe,te paster e pa interesa.
Se do vinte nje kohe qe edhe ai do i thoshte gjyshit:

-Ate lekun…e ke nen jastek. Dhe prap te dua.
Dhe qeshja brenda vetes miresisht…

Ilir 17.04.’19

Share: