Home KRYESORE NE PERVJETORIN E SHNDERRIMIT NE DRITE QIELLORE TE NJE SHENJTI TOKESOR

NE PERVJETORIN E SHNDERRIMIT NE DRITE QIELLORE TE NJE SHENJTI TOKESOR

Nga Albert Vataj

Papa Gjon Pali II dhe Nënë Tereza, dy shërbestarët hyjnor që e shenjtëruan me vepër besimin, tolerancë, mëshirën dhe dashurinë

Në shtegtimin e tij Apostolik në Shqipëri më 25 prill 1993 i shoqëruar nga Nënë Tereza mes të tjerash Papa Gjon Pali II tha:

“Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjell farat e shpresës. Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të lirisë në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare”!

Duke vijuar ai shtoi:

“Të dashur, nuk mund mos të përshëndes një person fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh. Është Nënë Tereza E Kalkutës. Të gjithë e dinë nga vjen, cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte pikërisht kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbëtore e përvuajtur e më të varfërve ndër të varfër që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut t uaj. Në të, në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj e i të gjithë atyre, që porsi ajo, janë ndjekës së vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të përdëllimit. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Universale, ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj”!

Albert Vataj

Share: