Nga Genc Mlloja
“Jam i sigurt se gjate epokes se re marredheniet tona do te jene sikurse do te thote fjala ‘Reiwa’ – te bukura dhe harmonike”, tha ne nje interviste per Albanian Daily News Ambasadori i Japonise Makoto Ito e cila eshte botuar sot.
Intervista ishte me rastin e marrjes se fronit perandorak nga princi Naruhito me 1 maj 2019 pas abdikimit te perandorit Akihito duke shenuar hyrjen e epokes te mbiquajtur ‘Reiwa’.
“Ne shpresojme se ne epoken e re te perandorit Naruhito do te ruhen fort karakteristikat e rendesishme kombetare te Japonise si historia e lashte, kultura shume e respektuar, dhe bukuria natyrore”, tha Ambasadori duke njoftuar se platforms e politikes se jashtme te vendit nuk do te ndryshoje.
Ai beri me dije se me 22 tetor te ketij viti do te zhvillohet ceremonia zyrtare e marrjes se fronit perandorak dhe nder shume figurat me te larta boterore do te marre pjese edhe presidenti shqiptar Ilir Meta.
Ambasadori shfrytezoi rastin per te treguar per shume veprimtari qe do te organizoje ambasada e tij gjate ketij viti.