Home Approccio Italo Albanese Shqiptarja kandidate ne zgjedhjet e Bashkise se Bergamos

Shqiptarja kandidate ne zgjedhjet e Bashkise se Bergamos

Jam Borana Tartari,

Kandidate per keshilltare ne zgjedhjet e Bashkise se Bergamos ne daten 26 maj, ku do votohet per rizgjedhjen si Kryetar bashkie te Giorgio Gori-t.

Jetoj prej 2005 ne Bergamo , kohe kur mu desh te le Tiranen, miqte dhe eksperiencat e deriatehershme ne Tv, Teater dhe neshkollen e artit “Sirea Film” per te ndjekur nje enderr me te madhe ate te regjizures, enderr qe u trasformua ne dicka tjeter per shkak te veshtiresive e sakrificave qe cdo shqiptar emigrant, student, i huaj has ne fillimet e tij ne nje vend te huaj !

Mes studimeve per juridik dhe puneve te rendomta qe me eshte dashur te bej, ndjeja brenda vetes cdo here e me shume sikur dritat e shpresave per te ndjekur endrrat e per ti realizuar sa vinin e shuheshin dhe qe ajo deshira per te krijuar personazhe ne mizanskena te ndryshme, ishte spostuar tanime ne jeten reale, e une vete jetoja ne nje film te tille, si te giithe bashkekombesit e mi te larguar per “nje jete me te mire” por qe me dukej pa fund te lumtur !

Pas sfidash te shumta, ne 2013 behem pjese e shoqates “Sconfinando” e aty nisa te shoh sa shume shqiptar me rrethonin ne komunitetin e Bergamos, realitet qe skisha pare me pare, aty pashe forcen e nje gruaje te jashtezakonshme qe me motivoi per te vazhduar perpara duke me bere pjese te ekipit te saj!

Nga ai cast nisa te njoh ne menyre te detajuar ligjet e emigracionit, nisa te studioj gjithcka me duhej per te qene sa me e kujdesshme ne ndihmen ndaj komunitetit shqiptar e jo vetem, ne kerkesat per leje qendrim, per shtetesine italiane dhe per cdo lloj kerkese qe ka te bej me burocracine dhe jo vetem ; por puna jone nuk eshte bazuar vetem ne komunitetin e Bergamos, gjate ketyre viteve fale profesionit tim si mediatore kulturore, kam perjetuar vuajtjen e dhjetra familjeve shqiptar te cilet ne deshperimin me total, jane nisur drejt Italise per te shperuar jeten e femijeve te tyre nga semundje te frikshme si leucemi, kancer, trapiante te ndryshme, semundje gjenerike etj , dhembja e prinderve per femijet, e nganjehere dhe e bashkeshorteve e familjare ndaj te dashurve te tyre me kane bere te jem me e forte dhe me kembengulese ne deshiren time per te ndihmuar ata qe kane nevoje ! Skane qene te pakta rastet, kur fale ndihmes te njerezve te rendesishem te ketij qyteti, kam trokitur ne dyert e drejtuesve te kuestures, te drejtoreve te spitaleve per te shpejtuar burokracine, e per te shpetuar nje jete me shume ! E gjitha kjo ne heshtjen me te thelle te autoriteteve tona !

Kjo beteje e perditshme ndaj veshtiresive te integrimit te komunitetit qe jeton prej vitesh ne Bergamo, por dhe ndaj shqiptareve te sapo ardhur, por edhe te shqiptareve te burgosur ne burgun e Bergamos, me kane bere te kuptoj qe integrimi eshte nje proces pa fund, eshte nje zinxhir qe pasurohet me hallka, por qe ska nje fund !

Jane keto eskperienca ne social e ne kontaktin e perditshem me njerezit, qe bene te mundur bashkepunimin te shoqates ku une bashkepunoj me Komunen e Bergamos dhe vleresimi i tyre ndaj punes sone ishte motivi i nisjes se bashkepunimit me “forumin e gtave te grave te PD -Bergamo” e me presidenten e Keshillit te Komunes ne projekte te ndryshme, bashkepunim qe solli propozimin nga ana e tyre qe nje prej figurave te shoqates te ishte pjese e zgjedhjeve lokale !

Perfaqesimi im ne keto zgjedhje me lumturon, me ben te ndjehem krenare per vleresimin e punes sime, me ben te ndjehem krenare ndaj familjes, bashkeshortit tim e dy femijeve te mi te vegjel Christian e Amla Sophie, por mbi te gjitha pasi une nuk perfaqesoj vetem veten si individ, por punen e nje grupi e nje ekipi qe ne keto vite ka dashur ti qendroj prane gjithmone komunitetit shqiptar, pa i vene kufizime oraresh problemeve te tyre !

Ne asnje moment skam qene ne kerkim gjate ketyre viteve te nje kandidature, por gjithmone kam ngritur zerin mbi nevojen qe komuniiteti shqiptar dhe ai i huaj ne pergjithesi duhet te kishte ne vendimarrjen ne nje qytet ku ata jane te rendesishem ne numer, gjithashtu edhe per punen qe bejne, aktivitetet e ndryshme qe kane !

Sot me eshte dhene kjo mundesi, qe e shoh si mundesine te gjithe komunitetit si nje fitore me shume !

Ndaj te gjithe shqiptareve qe kam njohur ne keto vite, por dhe atyre qe skam pasur mundesine te njoh, i ftoj te votojne me date 26 maj, asnjehere votat nuk mund te quhen te shperdoruara, vota eshte nje mision qe vjen nga bindja dhe eskperienca e gjithesecilit prej nesh, eshte pjese e pluralizmit politik dhe elektoral, e une sdua te detyroj vendimet e askujt, por dua te ftoj komunitetin tim te me ndihmoj, te na ndihmoj te vazhdojme misionin tim/tonin per te qene gjithmone prane tyre, por tani per te qene me te pranishem ne vendimarrje !
Ju faleminderit,
Bora

Share: