Home KRYESORE Ligji per ndeshkimijn e gabimit mjeksor!

Ligji per ndeshkimijn e gabimit mjeksor!

Nga Erion Dasho

Reagimet tona (të mjekëve) ndaj një projekt-ligji që penalizon neglizhencën mjeksore duhet të shërbejnë si motiv për debat.

Së pari, publiku duhet të mirëkuptojë reagimin e mjekëve që është universal dhe bazohet në solidaritet. Vetë Shoqata Mjeksore Amerikane (AMA) është në luftë të vazhdueshme me ligjet e atjeshme (që nuk të falin) për të mos ndëshkuar penalisht asnjë formë gabimi mjeksor, përfshi neglizhencën.

Megjithatë neglizhenca mjeksore kriminale është e dënueshme në një numër legjislacionesh sidomos kur ajo pasohet me dëmtim permanent të shëndetit të pacientit apo humbje të jetës. Por për të arritur në pikën ku mundësohet një dallim i qartë midis koncepteve mediko-juridike të “neglizhencës”, “neglizhencës kriminale”, “gabimit mjeksor të pashmangshëm”, “gabimit mjeksor të shmangshëm” etj. duhet bërë paraprakisht një punë voluminoze dhe e kujdesshme si nga ana ligjore dhe ajo mjeksore.

Nevojiten ndryshime në rregullore (udhëzues, protokolle, etj.), kulturë (vetë raportim, përmirësim i cilësisë, konferencat spitalore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, etj.), legjislacion (përkufizime të qarta ligjore, sigurime profesionale, etj.), institucionale (ngritje e institucioneve që do të hartojnë protokollet, ridefinim i rolit të Urdhërit të Mjekut si mbrojtës i mjekut dhe jo i pacientit, zyra avokatore të profilizuara, etj.)…

Kjo vetëm për të përmendur disa prej masave që duhen marrë. Përndryshe mjeku lihet në dorë të interpretimeve shpesh subjektive të prokurorëve, avokatëve dhe gjykatësve.

A është menduar gjithë ky kompleksitet kur është hartuar projekt-ligji ynë për ndëshkimin e gabimit mjeksor??!!

Share: