Home Approccio Italo Albanese Teprimet dhe e drejta e një opinioni mbi zgjedhjet Evropiane dhe pamundësinë...

Teprimet dhe e drejta e një opinioni mbi zgjedhjet Evropiane dhe pamundësinë për të votuar në Tiranë!

Nga Artur Nura

Ne opinionin që botuam ditën e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian ngritëm një shqetësim sigurisht të drejte, por duket se pritsh-mërite personale, por besoj edhe ato kolektive kundrejt Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Italisë, vend te cilin ne të gjithë e kemi quajtur Avokati ynë ne rrugën tone drejt familjes politike te Europës, e kemi tepruar disi ne termat e përdorur përkatësisht kundrejt Ambasadës Italiane!

Me duhet te them qe reagimet qe solli ky opinion kane qene nga me te ndryshmet. Shume prej lexuesve te artikullit, qasjen time e quajtën te drejte dhe nuk munguan edhe qytetare italiane qe një situate te tille e përkufizuan gjithashtu si te turpshme.

Te tjerë e quajtën një debat te parëndësishëm, duke ju referuar ligjit dhe rregullave te Bashkimit Evropian dhe sigurisht duke justifikuar faktin e pamundësisë se dikujt qe dëshironte te votonte dhe nuk mundi ta kryente një detyrim te tille moral ndaj vendit te tij dhe Bashkimit Evropian.

Pavarësisht opinioneve, sigurisht e drejta për te votuar është themelore dhe duhet respektuar edhe kundrejt një individi te vetëm, e jo me 1688 qytetareve italiane te cilët janë te regjistruar pranë Ambasadës Italiane ne Tirane dhe, te cilët nëse nuk kane shkuar ne Itali, apo ne njërin nga vendet e Bashkimit Evropian, kane mbetur pa e ushtruar te drejtën dhe detyrimin e votës!

Pranoj, ndoshta termi “turp” nuk duhej përdoruar ne opinion, por qëllimi ishte vetëm te kritikoja një realitet për mua te padrejte, për me tepër kur i ndodh një Institucioni i cili duhet edhe te na korrigjoje ne këtë aspekt ne, qe jemi shoqëri ne zhvillim demokratik dhe qe deri tani akoma nuk e kemi merituar politikisht te jemi pjese e familjes evropiane.

Kjo vlen besoj si për Ambasadën Italiane ashtu edhe për Delegacionin e Komisionit Evropian ne Tirane qe drejtohet nga një shtetas italian, zyre e cila parimisht nuk paska asnjë detyrim për rastin dhe ky zhvillim i takon ambasadave përfaqësuese te vendeve te BE!

Formalisht kane shume te drejte, por personalisht besoj se për shkak te specifikes te këtyre zgjedhjeve, te dyja këto Institucione te rëndësishme mund te kishin publikuar informacione te cilat mund te qartësonin qytetaret e tyre prezent ne Shqipëri. Nëse këta janë 20.000, apo shume pak, kjo ka pak rendësi, sepse çdo vullnet themelor dhe kushtetues qofte i një individi te vetëm, besoj duhet respektuar nga institucionet!

A nuk do duhej qe këto dy Institucione te kishin ndërtuar një fushate sensibilizimi qofte edhe vetëm javën e fundit dhe te ishte dikush ne zyrat përkatëse ditën e votimeve e te përgjigjej nëse, një qytetar europian do te kishte nevoje për informacion dhe, jo vetëm ti referohen një ligji ne fuqi, ne rastin e Italisë qe nga 3 gushti 1994?!

Reagimi i Ambasadës Italiane

Me duhet te them qe Ambasada Italiane reagoi nëpërmjet titullarit te saj, pse jo, duke me nderuar shume mua personalisht, por padyshim edhe shqetësimin e drejte qe unë ngrita publikisht.

Me duhet te them se nëse opinioni im ka tingëlluar si akuze dhe, jo kritike siç u perceptua nga unë personalisht me qëllimin për ta ndryshuar këtë realitet te padrejte, unë padyshim kërkoj ndjese qytetare ndaj një Institucioni diplomatik shume te nderuar.

Me këtë ambasade kam mbi 10 vite qe bashkëpunoj me pasion si korrespodent i Radio Radicale, por edhe si qytetar i përgjegjshëm italofil e italofon, por edhe si europian i devotshëm si shumica absolute e shoqërise shqiptare dhe, gjykoj se roli i këtij vendi ndaj zhvillimeve te shoqërisë tone duhet te jete me dinamik. Mendim personal!

Ne fakt, edhe ne letrën sqaruese qe Shkëlqesia e Tij, ambasadori Alberto Cutillo me dërgon, duke sqaruar pasaktësitë e adresuara kundrejt institucionit te Tij diplomatik, pranon qe është e drejte e imja te kritikoje ligjvënësin italian qe nuk e ka ndryshuar ligjin përkatës te vitit 1994, por jo Diplomacinë qe duhet vetëm ta aplikoje atë.

Une mund te them qe artikullin e shkruaj-ta me pasionin e një qytetari italian & europian dashesh dhe jo si kundërshtar i këtij vullneti te shumicës se shqiptareve dhe, sigurisht me qëllimin për te ndihmuar dhe ndryshuar këtë realitet te padrejte.

Thëne këtë, me duhet te shtoj se personalisht jam mese i bindur se ne Shqipëri nuk janë rreth 2000 shtetas italiane te cilët janë te regjistruar pranë kësaj ambasade, por shume me shume se kaq, te cilët ndoshta nuk janë rezident, por qe shkojnë e vijnë me një intensitet te jashtëzakonshëm ne Shqipëri.

Mjafton ti hedhesh një sy fluturimeve ajrore te cilët kryhen midis dy vendeve dhe avionët plote me pasagjere e kupton këtë realitet te jashtëzakonshëm Italo-shqiptar qe vazhdimisht rritet dhe na gëzon te gjithëve pa mase. Mjafton te rrish midis njerëzve ne rrugët e Tirane dhe te dëgjosh sa flitet gjuha e bukur italiane dhe sigurisht ndryshon perceptim për këtë realitet te mrekullueshëm.

Sigurisht qe ndjesa ime mbetet ne fuqi ndaj termave dhe përgjegjësive te përdorura ne opinion kundrejt kësaj Ambasade te nderuar dhe shume mike, por le te mendojmë te gjithë si ti bëjmë relacionet midis dy vendeve me eficente dhe te arrijmë te paktën deri aty sa i ka çuar iniciativa e lire midis qytetareve te te dy vendeve…

PS: Ne lidhje me me reagimin, përgjegjësinë e Delegacionit te Komisionit Evropian do me duhet te shkruaj një here tjetër!

Share: