Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera E reja ben sarkazem me letren e fundit…

E reja ben sarkazem me letren e fundit…

Letra e fundit nga Gerina Mullaj

Te nderuar,

Bashkeqytetare dhe fshatare!

Degjoj shpesh qe thuhet e shkruhet se duhet te iki dhe ka kohe qe ndergjegja ime eshte vene ne sherbim te kesaj thirrjeje masive. Sot pergjimet tronditen Shqiperine si termetet Korcen, dhe kjo tregon qe duhet ikur. Po do iki se jam aq burre sa te mos rri. Po ju habit ndergjegjesimi im? Po ju habit ndjeshmeria ime? Por une do iki se jam aq burre shteti sa te kuptoj qe duhet ikur pikerisht atehere kur me se paku e deshiron kete gje.

Do iki jo per t’ju bere qejfin por per t’ju treguar qe nuk jam ai qe thone, dhe s’jam as ai qe dukem. Do iki per t’ju treguar se ne jemi me te mire se ata.

Ju e pate qe nuk beme asnje premtim ne fushaten elektorale qe shkoi. E dini pse? Se ne mendojme per ju, dhe nuk premtojme fare qe kur te mos i mbajme te mos zhgenjeheni. Cila parti i kursen zhgenjimin e votuesve te vet? Prandaj do iki.

Ju e dini qe ne nuk mund te behemi model demokracie por ama mund te behemi modeli i kundert, vetem qe ju te frymezoheni nga ne e te kuptoni se si nuk duhet te jeni. Por ju nuk kuptoni. Prandaj po iki.

Ne jemi njelloj si populli, sepse bejme ate qe beni edhe ju, mendojm veç per veten tone. Prandaj ne jemi nje dhe duhet te bashkqeverisim. Por ju nuk doni, prandaj po iki.

Ne kerkojme dialog sepse vetem aty jemi te zot te fitojme, por ju doni vepra, prandaj une po iki.

Demokrateve ju jap alternativa, ate qe kryetari i tyre s’ja u jep. Ju them me mire une se sa Kujtim Gjuzi, por ata s’degjojne. Prandaj po iki.

Nje politikan i huaj ka thene: politika eshte diçka shume serioze per ta lene ne duar te politikaneve. Ju keni shansin e madh t’ja lini nje piktori, por ju nuk doni, ndaj po iki.

Na akuzojne se perdorim fasaden per te fshehur mashtrimin, por te pakten ate fasade e zbukuruam, me lule e palma, por ju se vleresoni dukjen, ndaj po iki.

Na akuzojne si te padrejte, por ne jemi te drejte ne ndarjen e varferise. Te gjithe i varferuam pa asnje dallim ne menyre te barabart. Por ju se doni barazine. Ndaj po iki.

Jemi cilesuar si qeveri e dobet. Pa hidhini nje sy parlamentit. E mbushem me trima, te forte e ganstere. Por ju doni intelektualet te cilet jane kllengjo, keshtu qe une po iki.

Pemet i mbollem qe çdo njeri te kete pemen e vete ne varr, te prehet i qete dhe ne paqe. Se vertete nuk krijuam nje jete me te mire per ju, por ama do sigurojme nje vdekje te rehatshme e te fresket.
Por ju nuk dini, nuk doni, nuk kuptoni.

Prandaj do iki.
Por..
Do iki perpara!

Share: