Home KRYESORE Jom roje ke dera m’ate Pallat, asigjo qetër…

Jom roje ke dera m’ate Pallat, asigjo qetër…

Nga Adela Kolea

✔Rrema – shkurtimi i emrit “Muharrem” – dhe njerëzit që shpalosin tagër të rremë, nomen omen. 😎

E ku puno ti mër Rremë?”
“Punoj n’Pallat t’Brigadave!” – përgjigjej euforik Rrema.

Nja dy të njohura të miat shqiptare, emigrante në Amerikë, kur i pyesje se ç’punë bëjnë atje, thoshin:

  • Njëra, që punonte në bankë! Duke lënë të nënkuptojë që është nëpunëse në bankë.
  • Tjetra, që punonte në një shkollë! Duke lënë të nënkuptojë që është mësuese.
    E para ishte punëtore e shërbimit të pastrimit të bankës dhe tjetra pastruese e shkollës.

Si parantezë, duke qenë se nuk përbën ndonjë utopi fundja që shqiptarët në botë të kenë pozicione të mira pune, në bazë të përgatitjes së tyre profesionale dhe arsimimit të kryer në mëmëdhe – gjë që, nga ana tjetër duhet pohuar se edhe aq automatikisht fundja, nuk është e thënë të realizohet në emigrim fatkeqësisht, d.m.th përputhja e studimeve të kryera në vendlindje, me punën që gjen në emigracion jo gjithnjë realizohen në sintoni…- nga ana, tjetër akoma, nuk është as turp o njerëz, të tregoni të vërtetën për aktivitetet tuaja efektive në botë si emigrantë.
Ose më mirë: jeni të obliguar të paktën moralisht që të mos ngarkoni veten me një tagër që s’ju përket!

Madje, m’u kujtua edhe një rast tjetër:
Kur ishim fëmijë në Tiranë e shkonim te nona, te gjyshja d.m.th, ajo gjyshja ime turke kishte dy karakteristika ndër të tjera, ishte vërtet një “tip”:
Pinte shumë duhan dhe luante me komshinjtë bixhoz!
🃏♠♥♦♣

Atëherë, vinin komshinjtë – në atë kohë njerëzit frekuentoheshin shumë në pallate e lagje – në çifte, burrë e grua dhe asnjë nga gratë e moshës së saj nuk dinte të luante me letra.
Ndaj nona turke luante me letra me burrat e tyre e gratë vëzhgonin lojën, bënin tifozllëk.
Nona fitonte gjithmonë!
Ata burrat zemëroheshin shumë!

Kuptohet që luanin pa baste e pa lekë, se edhe po të donin, mezi u mjaftonin ato pensione të vogla për të përballuar jetesën dhe në rastin e gjyshes sime, edhe për cigare, se ajo pa fikur një cigare, ndizte tjetrën.

Ndër ta ishte dhe Rrema, komshiu historik.
E pyeste nona Rremën:
“E ku puno ti mër Rremë?”
“Punoj n’Pallat t’Brigadave!” – përgjigjej euforik Rrema.

“Hik mër dreq anej, mos m’thuj m’u n’Pallat t’ Brigadave e m’bo si burr i modh shteti ka nji onë, e ka nahija qetër, vje e lu bixhoz mu ni ktu me mu!
Thuj mër rrens:
Jom roje ke dera m’ate Pallat, asigjo qetër.
E ke për tërp ti me qen roje, e…?!” 😅

Share: