Gjithnje turma te vë përpara kur sheh qe je ne buze te greminës, kur të shohin te shtrydhur si limoni nga ata që te vendosen ne nje post publik per te perfituar ne menyre të ndërsjelltë , kur duan nje kurban per te justifikuar kurbanet e medhenj, kur gropa thithese eshte e pashpirt dhe duhet dikush ta provoje etj etj.
Kështu po ndodh dhe me Vangjush Dakon. Ne kohen e fuqise se tij , nuk kishte njeri shtylle kurrizore ta bente copa si sot apo te derdhte kete lum fjalesh denigruese. Kur dosja e korrupsionit te VELIERES po plaste, na lane vetëm ne rrugetimin gjyqesor ku shpesh me duhej te beja vajtje ardhje ne Durres me furgon , duke mbartur shpesh lodhje te shoqeruara me fjalët e familjareve qe kurre nuk kanë per ta denuar.
Mos merr persiper nje betejë ku ne ketë korrupsion jane perfshire te gjithe: – Oshetinin veshet e mi. Dy vjet ku faqja ime e facebookut jepte monitorimin e atij projekti monstruoz , por mediat ne shumicen e rasteve nuk e pasqyronin, ( veç ne fillimet e kesaj kauze).
Nje pjese e aktivisteve durrsak u zhdukën. Nuk ndoqën asnje seance gjyqesore. Dikush kishte familjare qe punonte ne bashki, dikush u josh me nje vend pune dhe dikush me ndonje projekt.
Dhe ne nje moment e sheh se kauza eshte kthyer ne pazar. Prandaj sot te gjithe ju qe shani DAKON ku kemba e tij eshte ne gremine, nuk patet shtylle kurrizore dhe vullnet per ta sulmuar ne kohen e fuqise se tij.
Nuk hapet gojen kur prokurori dhe gjyqtari mbylli cështjen, nuk shkallmuan derën e bashkise , siç ndodhi dje me ata te rinje opozitar. Thjesht mbanit sehir. As mediat nuk patën këllqe te nxirrnin pergjigjimet , por pritën mediat e huaja sepse dhe ato notojne ne këtë kënetë.
Sot Dako eshte nje kufome qe po e sulmojne pasi i kane rënë fuqitë. Kjo eshte turma. Turme pa këllqe . E urrej turmën dhe gjirhmonë kam qënë kunder rrjedhës se saj. Neveri