Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Rikthehet “prishja” e Teatrit, hyn në fuqi vendimi i papublikuar i qeverisë...

Rikthehet “prishja” e Teatrit, hyn në fuqi vendimi i papublikuar i qeverisë për komisionin që do negociojë kontratën!

Dy muaj pas miratimit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. E kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar dhe kundërshtuar fort nga shoqëria civile projekti synon që të ngrejë nga e para një projekt të ri duke shembur Teatrin Kombëtar. Por çfarë thotë vendimi i qeverisë i miratuar në datë 4 prill 2019 por që sipas pikës së fundit të tij merr fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe që deri tani nuk ishte bërë publik (Në listën e vendimeve të qeverisë të publikuara në 4 prill nuk gjendet ky vendim).

Së pari nënvizon se qëllim i tij është krijimi i komisionit për realizmin e procedurave të vlerësimit dhe negocimit të kontratës me  objekt  realizimin  e  projektit  të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin,  ndërtimin  dhe  dorëzimin  e  godinës së  re  të  Teatrit  Kombëtar,  si  dhe  hartimin  e kontratës me palën private të përzgjedhur.

Së dyti përcaktimin   e   kritereve   kualifikuese   e vlerësuese  dhe  dokumentacionin  e  kërkuar  për përzgjedhjen  e  palës  private  që  do  të  marrë përsipër  realizimin  e  projektit  të  zhvillimit  të zonës dhe të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Kjo do të thotë se qeveria nuk është tërhequr nga projekti i Teatrit por vetëm ka reflektuar kërkesën e bërë nga Bashkimi Europian që procedura të ishte me një garë transparente duke qenë se më herët një projektligj i ngjashëm sanksiononte se operatori privat ishte Fusha sh.p.k. Autoritet Kontraktor në gjithë procedurat duket se do të jetë Bashkia e Tiranës.

Brenda pesë ditëve ministrat e Kulturës, Financave dhe Ekonomisë dërgojnë pranë  Bashkisë  së  Tiranës  emrat  e  anëtarëve përfaqësues    në    këtë    komision.    Kryetari    i komisionit  thërret  mbledhjen  e  parë  brenda  5 (pesë) ditëve nga dërgimi i emrave të anëtarëve. Çdo  institucion  apo  ent  shtetëror, sipas kërkesës së komisionit, është i detyruar që brenda 3   (tri)   ditëve   nga   kërkesa   të   vendosë   në dispozicion  të  komisionit  ekspertizën  e  kërkuar, nëpërmjet  dërgimit  të  ekspertëve  apo  dhënien  e saj  me  shkrim.

Vendimi jep disa detaje për kriteret vlerësuese që duhet të plotësojnë palët private. Kështu së pari ccdo    palë    private    që    kalon    fazën kualifikuese, në përputhje me dokumentacionin e paraqitur  sipas  përcaktimeve  të  kreut  IV,  të  këtij vendimi, vlerësohet nga komisioni sipas kritereve të mëposhtme:a) kriterit teknik (me 70 pikë);b) kriterit ekonomik (me 30 pikë).2. Komponentët e kriterit teknik, me një total prej 70 pikësh, zbërthehen, si më poshtë vijon:a)  Projekt ideja  e  zhvillimit  të  zonës  (60  pikë), ku vlerësohen këto nënelemente:i.masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20 %);ii.arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %);iii.organizimi i brendshëm (pesha 40 %).b)  Niveli  (në  %)  i  gëzimit  të  të  drejtave  mbi pronën,   referuar   sipërfaqes   totale   të   pronës private që preket nga projekti (5 pikë);c) Koha e realizimit të ndërtimit(5 pikë).3.  Komponentët  e  kriterit  ekonomik,  me  një total  prej  30  pikësh,  i   referohen  ofertës  për projektimin,  ndërtimin,  mobilimin,  mbikëqyrjen dhe  kolaudimin,  dhe  zbërthehen,  si  më  poshtë vijon:a)  çmim  kosto  teatri  për  m2,  sipas  kostos  së projektit të propozuar (10 pikë);b)  sasia  (në  %)  e  propozuar  për  m2pjesë takuese  që  do  të  përfitohet  nga  pala  shtet  (20 pikë).4.  Çdo  palë  private  renditet  nga  komisioni sipas  kritereve  të   sipërpërmendura  vlerësuese. Numri total i pikëve është 100.

Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij viti 2018 kur artistëve ju prezantua plani  i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë.

Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatrin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe. Projekti më i diskutuar ende nuk ka marrë fazën finale ndërkohë që do të jetë kontrata ajo që do të zbardhë mënyrën sesi është konceptuar gjithçka./reporter.al

Share: