Nga Nini Dede
U bene disa dite qe nga “zbulimi” i famshem i projektligjit per disa ndryshime ne Kodin Penal, ne te cilin sensacioni i burgut 7 vjet per mjeket, “kenaqi” shume klikues “te verber” nga propoganda antimjek e politikes gati 30 vjecare pseudodemokratike, e cila fatkeqsisht vazhdon te lulezoje edhe ne ditet e sotme, ne sinergji te plote me mentalitetin po fatkeq, “te pafajshem” te cdo bashkekombasi qofte brenda apo jashte territorit shqiptar.
Qe profesioni i mjekut ka filluar te mos “lakmohet” me neper bote, ka tregues mjaft te qarte. Mjafton te permendim shtetet Europiane simbol te zhvillimit ( jo vetem ekonomik por multidisiplinar) si Gjermania apo Britania e Madhe, te cilat me cdo kusht, dita-dites po implementojne politika per terheqjen e mjekeve te huaj drejt vendeve te tyre.
Po tek ne c’po ndodh ?! Fenomeni i ikjes se mjekeve tane jo vetem qe nuk eshte nje gje e re e cila eshte shkruar e stershkruar neper qindra faqe gazetash,portalesh apo statuse rrjetesh sociale, por duket se tashme as vete ne mjekeve nuk po na ben pershtypje (se shtetit dhe shtetasve ka kohe qe jo ).
Duket se rrugetimi i stergjate, qe prej viteve te stergjata te studimit (6-11 vjet pas shkolles se mesme deri ne diplomimin perfundimtar si specialist) dhe deri tek oret e netet e stergjata pa gjume te sherbimeve 24-oreshe,prane pacienteve dhe larg familjes, kane lodhur e dermuar shpirtin e cdo mjeku. Ky i fundit pervec pages monetare te mbijeteses dhe perdhosjes se dinjitetit profesional,moral dhe intelektual, po “fiton” tashme pa merite nga politika edhe ushqimin falas te burgut te ardhshem te tij.
Aq shume eshte lodhur shpirti i mjekut, sa nuk ka fuqi as te flase e as te bertase, as te qeshe e as te qaje, as te dritherohet e as te mbrohet nga mungesa e buzeqeshjes se neserme e cila ndoshta do te konsiderohet neglizhence.
Mesa duket ne Shqiperine tone te tranzicionit te perjetshem jo vetem mjekesor, edhe Zoti ka hequr dore nga “shpetimi” i ketij profesioni te perkufizuar si profesion i lire, por qe ne te vertete me mire do te ishte te quhej : profesion i lire i mbetur ne tentative.