Nga Alma Lama*
Neser me date 26 qershor, ne Romë, Delegacioni i Kosoves i udhëhequr nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetet Znj.Mexhide Mjaku-Topalli dhe Znj.Saranda Bugujevci dhe Znj Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunes seksuale gjatë luftës në Kosovë, do të dëshmojnë në Parlamentin Italian.
Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve dhe Komisioni Parlamentar i Hetimeve mbi Feminicidin (vrasje e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, në Senatin Italian do të zhvillojnë seanca dëgjimore për të mbijetuqrat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.
Seancat do të kryesohen nga Senatorja Valeria Valente, Kryetare e Komisionit Parlamentar te Hetimeve mbi Femicidin, si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore dhe nga znj. Marta Grande, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e Dhomës së Deputetëve.
- Ambasadore e Kosoves ne Rome