Home Gjeo-Ekonomia Pa bashkim te gjithe cameve, nuk ka zgjidhje te kauzes…

Pa bashkim te gjithe cameve, nuk ka zgjidhje te kauzes…

Sot camet edhe ne saje te punes se dobet te organizimit me te madh politik te ketij komuniteti vital, jane me te percare se kurre me pare!

Camet “vet qeverisen” me emra familjesh te medha brenda komunitetit te tyre dhe nese nuk ben bashke te gjithe keto familje, me ta je i deshtuar!

Besojme se disa emra familjesh came jane shume te njohura edhe pertej komunitetit vital cam! Familjet Muhedini, Demi, Dojaka, Sejko, Seiti, Taho, Idrizi, e te tjera, jane disa nga shtyllat te cilat jane ato te cilat duhen te behen ne “nje mendje” per ta patur komunitetin cam te bashkuar!

Ne fakt, ato parimisht u bene bashke ne organizimin e pare politik cam, Partia per Drejtesi dhe Unitet dhe gjate asaj peruidhe dhe u konceptua nje ideologji dhe strategji perbashkuese e cameve e cila parimisht ja doli te imponohej brenda vendit dhe jashte tij!

Deri para ketij organizimi, camet financonin dhe jo pak dy partite e medha, Pd e Ps, te cilat ne kembim u jepnin nga nje deputet ne karriget e tyre ne parlament! Keta deputet kishin came vetem origjinen e tyre, sepse ishin qartazi ushtare te partive perkatese dhe keshtu kundrejt kauzes se drejte came nuk ishte bere thuajse asgje e mire qene!

Themelimi i PDI dhe disa nga arritjet e saj

themelimi i PDI, fillimisht tejkaloi barrieren e komunitetit Cam te ndare midis socialistevebteorikisht te majte dhe demokrateve teorikisht te djathte! Camet per here te pare filluan te realizonin perfaqesim politik institucional popullor duke u votuar drejtpersedrejti nga votat e vete cameve!

Sigurisht ky zhvillim cilesor shqetesoi dy partite e medha te cilat kuptuan qe po humbnin financime, por edhe vota! Padyshim qe nuk munguan reagimet dhe veprimet per ta sabotuar kete zhvillim politik historik te cameve!

Pertej kesaj camet paten te zgjedhurit e tyre te pare ne institucionet politike lokale dhe zeri i tyre shqetesoi jo pak! Camet po flisnin per here te pare ne siglen e tyre politike dhe pare leje nga partite e medha…

PDI nga ana tjeter, per here te pare ne historine politike came, dergoi delegacion cam ne institucionet europiane dhe u prit zyrtarisht ne Parlamentin Europian!

Hap shume cilesor ky, i cili beri te mundur edhe nje mocion europarlamentar per ceshtjen Came kundrejt Komisionierit per Politike te jashtme Chris Patten.

Rezultati ishte historik, komisioneri Patten ju pergjigj Mocionit europarlamentar, duke deklaruar zyrtarisht qe Komisioni Europian e njihte Ceshtjen Came, por e konsideronte dy paleshe dhe, premtoi qe do kishte vemendje dhe nxitje per zgjidhjen e saj.

Arritja e kesaj fitore dhe perfaqesimi i kauzes came ne institucionin me te larte te Europes politike, solli nevojen e nje perfaqesimi me te larte politik ne Shqiperi!

Nje zhvillim te tille ne radhe te pare e kerkonin vete camet te cilet u entuziasmuan dhe i priten ne Rinas si heronj anetaret e ketij delegacioni.

Ky zhvillim ishte nje apel per te gjitha familjet e medha came qe te bashkoheshin dhe te realizonin perfaqesimin e tyre parlamentar ne Shqiperi dhe te punonin te gjithe bashke per zgjidhjen pefunfimtare te kauzes Came…

Vazhdon ne...

Share: