Home KRYESORE Rama S’ka negociata me Bashën, i pres në dialog

Rama S’ka negociata me Bashën, i pres në dialog

Kryeministri Edi Rama mohoi që të ketë një iniciativë të ndërkombëtarëve për një komunikim me kreun e opozitës Lulzim Bashën për zgjidhjen e krizës politike.

Ai ripërsëriti ftesën për dialog, por shtoi se nuk ka kohë për t’i pritur. “Jo asnjë komunikim me Bashën përmes ndërkombëtarëve. Situata nuk mund të vijojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë çështje. Ne e kemi dhënë qëndrimin, jemi gati të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtë parlamentare, por jo të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë. Nuk jam gati të harxhoj kohën me këtë muhabet cdo ditë. Ka gjëra më të rëndësishme për mua sot sesa të pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur” tha Rama.

I pyetur nëse mazhoranca qeverise do të heq dorë nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta nëse Komisioni i Vencias i jep të drejtë kreut të shtetit, kryeministri tha: “Ne e kemi çuar çështjen për trajtim në Venecia për një proces të konsoliduar dhe mirëkuptuar nga publiku. Por edhe të qartë për të gjithë miqtë dhe partnerët, do presim raportin e Venecia pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit”./ Opinion.al

Share: