Home KRYESORE Skandal, kamioni i firmës “Gjikuria” bllokon rrugët e qytetit, pengon ambulancën të...

Skandal, kamioni i firmës “Gjikuria” bllokon rrugët e qytetit, pengon ambulancën të kalojë

Nga Fast News

Një skandal po ndodh aktualisht në Dhërmi, ku një kamion pa targa i firmës “Gjikuria” ka bllokuar rrugët e qytetit.

Kamioni është i parkuar dhe nuk është duke kryer punime.

Ky veprim ka krijuar vështirësi në trafik, sidomos për një ambulancë e cila nuk ka patur asnjë lloj mundësie për të kaluar edhe për ti shërbyer personave që kanë nëvojë për shërbim shëndetësor.

Fotografitë kanë mbërritur në redaksinë e Fast News Albania, ku qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë veprim të papërgjegjshëm të kësaj kompanie.

Fakti që e rëndon akoma dhe më shumë këtë ngjarje është se policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë skandal, duke heshtur përbri kësaj panorama të pakëndshme.

Nuk dihet nëse ka ndonjë interes të caktuar që kjo firmë të veprojë sipas dëshirës duke shkelur hapur rregullat , por dihet që veprimi i parregullt ka krijuar një kaos që në orët e para të mëngjesit.

Share: