Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Soreca tregon sa milionë € ka “hedhur” BE për reformën në drejtësi

Soreca tregon sa milionë € ka “hedhur” BE për reformën në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar 3-vjetorin e miratimit të refomës në drejtësi, në Shqipëri.  Në një postim në Twitter, ai shkruan se ky është një moment për të festuar, por edhe për të parë të ardhmen.

Soreca shkon edhe më tej, teksa tregon se Bashkimi Europian shpenzuar 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Kjo sipas diplomatit bëhet për të mirën e çdo qytetari shqiptar.

Ndërkohë shefja e ONM-s, Genoveva Ruiz Calavera gjatë inaugurimit të ndërtesës “Poli i Drejtësisë” tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE. Ajo kishte edhe një mesazh për të gjitha institucionet që të mos vonojnë ngritjen e shpejtë të institucioneve të drejtësisë së re.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet”./ Opinion.al

Share: