Home KRYESORE Fatos Tarifa: Sot mbusha moshen e pensionit dhe jam i ri e...

Fatos Tarifa: Sot mbusha moshen e pensionit dhe jam i ri e per pune…

Miq te dashur, sot une mbush 65, moshen e pensionit, edhe pse titulli “profesor” me mban ne tregun e punes akademike edhe per disa vite te tjerë.

Nga Fatos Tarifa

Sot kuptoj se sa relative eshte mosha e njeriut dhe se per profesionet qe kane te bejne me pune intekektuale, krijuese, mosha zyrtare e pensionit ne kete vend eshte shume e ulet. Ndoshta sepse mosha e thyer u afrohet ne nje menyre me graduale atyre njerezve, te cilet kane nje “exit” diku, ne nje bote abstrakte, sic jane arti, letersia, filozofia e, deri diku, edhe shkenca, bote ne te cilen kalimi i viteve ndihet me pak se sa ne boten konkrete te gjerave. Ashtu si shume shoke, miq e kolege te mi, qe kane edhe ata te njejten moshe si une, ndihem ne formen me te mire per te vazhduar te punoj e te krijoj ne ato fusha ne te cilat kam investuar plot 42 vite te veprimtarise sime akademike e profesionale.

Mark Twain e ka percaktua moshen me sakte se kushdo tjeter. “Age is an issue of mind over matter. If you don’t mind, it doesn’t matter”. Mosha e njeriut ka te beje, pra, me rendesine qe ne vete i kushtojme moshes sone; nese nuk i kushtojme rendesi moshes qe kemi, ajo nuk ka rendesi. Njeriu fillon t’i numeroje vitet qe i kane mbetur nga jeta e tij vetem atehere kur nuk ka me asgje tjeter per cfare te mendoje. Ne qofte se njeriu vetem rri dhe pret, e vetmja gje qe ndodh me te eshte se ai plaket.

Une kam jetuar mire dhe kam bere nje jete te lumtur. Une kam zgjedhur dhe vazhdoj te zgjedh te jem i lumtur. Ne fund te fundit, lumturia eshte edhe ajo nje “state of mind”, njelloj si pasiguria, ankthi, ose frika. Sot, Fatosi 35 vjecar brenda meje nuk me pyet “c’ndodhi me ty”, pasi, njelloj si atehere dhe si ne cdo moshe qe ka kaluar, une vazhdoj te luaj, te punoj, te krijoj, te dua, te jem i lumtur dhe te vuaj. George Bernard Show thothte se “ne nuk pushojme se luajturi sepse plakemi, ne plakemi sepse pushojme se luajturi”. 😊

Shumica prej jush, miq te mi, qe e merrni kete mesazh, jeni me te rinj, ose shume me te rinj ne moshe sesa une, nje pjese keni moshen time, disa keni lindur para meje. Sidoqofte, pavaresisht moshes, me shoke dhe miq si ju une ndihem gjithnje i ri.

Ju uroj nje dite te gezuar!

Fatosi

Share: