Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Kryqezimi qe po i bejne Mihalit…, Pa lare bythen tende nuk mund...

Kryqezimi qe po i bejne Mihalit…, Pa lare bythen tende nuk mund te akuzosh tjetrin se ka pshurur ne breke!

Nga Ervin Koci

Une nuk e kam njohur kurre Mihalin e Qeparoit ose Mihal Kokedhimen. “Vandamin” ose “Mostren” e Bregut. Ai keto tre dite ka qene kryefjala e lajmeve ne TV dhe e rrjeteve sociale, madje nga sa me thone eshte edhe nderkombetarizuar tashme. Aq e madhe ishte buja dhe nami qe la Mihali, sa beri te sfumohej ne media (jo rastesisht) edhe aksidenti me dy punetore te vrare dhe disa te plagosur, qe rane nga nje skele e instaluar ne pallatin e Zv.kryeministrit shqiptar, ne Tirane.

Por edhe i ngrati Mihal me gjithe bolorine qe krijoje me shume ne media, pas tre ditesh e shumta do te harroet… si çdo gje e jashtezakonshme qe tretet per tre dite ne kujtesen e shqiptareve ne dekaden e fundit (nga superprodhimi i skandaleve).

Por une nuk po i shkruaj keto reshta sepse kerkoj ti beje “avokaturen” Mihalit te Qeparoit. Ai nuk ka nevoje per ndihmen time sepse ka miq, njohje deri larte edhe para! Por ajo qe me cimbiti me shume nga kjo ngjarje dhe qe me detyroi te shkruaj kete persihatje, eshte fakti se te Mihali duke e vezhguar me kujdes, pash shqiptarin e vertete qe i shkon gjaku ne tru! Mendova me vete, sa Mihale te tjere ka ky vend?

Sa Mihale te tjere duhet te kete ky vend, qe te beje buje dhe zhurme, qofte edhe negative? Por ja qe ca si mihali na duhen. Po, po! Na duhen madje edhe me gjakenxehte e luftarake! Jo per te zene prej bythe turistet e huaj qe edhe kur sjellin 2 grosh ne Shqiperi na çajne trapin me kerkesa e ankesa, por dhe me keshilla sikur vijne nga Marsi. Por sepse Mihali eshte shqiptari qe lufton per lekun e tij, qe lufton per buken e gojes, madje edhe duke sakrifikuar.

Mihali eshte pikerisht shqiptari qe me thike nder dhembe lufton te tregoj se ky vend ka Zot, por pastaj nga qe nuk di sepse nuk eshte finok, nuk eshte diplomat, nuk eshte aktor, nuk ka takt, por ka shpirt labi, inat himarjoti, sjellje bariu, ai mbetet edhe ne meshire te fatit dhe lihet edhe “pa breke” nga shteti i tij.

Nga shteti qe mezi i pret turistet e huaj, jo per t’u vjele para e taksa, por per ti renditur ne buletinet statiskore si “sukses i garantuar” i nje qeverisje qe po lulezon dita-dites. Dhe ja doli Mihali e na e dhjeu festen… Posi, posi… opingen!!! Mihali vetem na kujtoje se duhet te jemi tigra per te mbrojtur te drejten tone, ne vendin tone dhe ne menyren tone, pavaresisht se kush na vihet perballe qofshin keta edhe turiste europiane.

Sikur shqiptaret ne kete vend te ishin sado pak si Mihali, edhe qeveria, edhe politika kurve, edhe Europa do te na kishte marre pak me seriozisht! Por shqiptaret qe kane nisur te treten, jane squllur dhe nuk kane me gjak per asgje. Tashme shqiptaret po bejne turistin brenda vendit te tyre, karshi çdo lloj dukurie, padrejtesie, hileje, mashtrimi, talljeje, perbuzjeje, indiference, harrese, arogance apo shurrosjeje ne qafe nga ana e qeverise, politikes dhe Europes po deshet! Shqiptare, ngrihuni e behuni te gjithe si Mihali i Qeparoit.

Luftoni per ate qe mendoni se ju takon, ju perket, eshte juaja, apo qe u eshte mohuar. Mendoni se edhe Mihali qe beri gjoja nje skandal dhe na prishi imazhin e “Shqiperise turistike”, e “Shqiperise bujare”, e “Shqiperise mikepritese”, e Shqiperise qe ul breket dhe kthen bythen perballe çdo te huaji, ne fakt tregoi se ai ishte zot ne biznesin e tij, ne token e tij, ne vendin e tij, dhe kushdo qe vjen duhet te respektoje rregullat, kushdo qe merr nje sherbim duhet te paguaj ose te pirdhet! Nese nuk i pelqen le te mos shkele me, por si kudo edhe ketu duhet te kete rregulla, qofshin edhe te gabura.

Provoni te beni ndonje gje si ajo e turisteve spanjoll ne Greqi apo Turqi dhe e shikoni… Nuk jam kunder te huajve apo turisteve qe kur sjellin para duhet t’u sherbesh dhe mire madje, por as me shtetin qe u jep lule pa pyetur kush ishte fajtor dhe pa hetuar, as qe dua te behem. Po t’u kishte ndodhur vertete gje e keqe spanjolleve do te qe bere vertete nami.

Nderkohe qe po ta kishin shtypur shqiptarin me makine, sot do te qe harruar dhe do te trajtohej si nje grimce kronike nga policia e zones. Kryqezimi qe po i bejne Mihalit se desh na prishi figuren, duhet te ishte me mire nje reflektim i gjate nga te gjithe, sidomos nga ata qe harxhojne milionat per te bere reklama te befta turistike per Shqiperine neper bote. Pa lare bythen tende nuk mund te akuzosh tjetrin se ka pshurur ne breke!

Share: