Home KRYESORE Po i rrëfehem pyllit, zemër… Nga Alba Huta

Po i rrëfehem pyllit, zemër… Nga Alba Huta

Po i rrëfehem pyllit, zemër.
Po i tregoj t’fshehtat e rrugës
që të con në kodërz.

Gurra n’të dalme të tij ban serenatën tonë
e na te dy vallzojmë me zemrat
që prekin qiellin dhe yjet që pozojnë.

Hana bahet xheloze për bisedën tonë.
Ajo e din rrugën, veçse ne s’na ka pa

Nata asht si lokja
që mbledh fëmijët nën këmish.
Dikë e dëgjon ne lutje, nji tjetër e përkedhel,
të tjerëve u këndon nina-nanat
e në djep i lidh.

Po i rrëfehem pyllit sonte zemër,
ai e din rrugën drejt koderzës sonë.
Me natën përdore drejt andrrash turrem
e pagojë dhe e padorë…

A.Huta

Share: