Home KRYESORE Rama: Valdrin Pjetri nuk është kriminel

Rama: Valdrin Pjetri nuk është kriminel

Me anë të disa postimeve në Twitter, Rama ka shkruar se Valdrin Pjetri nuk është kriminel, teksa shton se ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD.

Rama shkruan se çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel, por e patolerueshme për të është fshehja e ngjarjes dhe pasojat për Shkodrën.

Rama nënvizon se partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit pasi ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria, ndaj kreu i qeverisë shton se është koha të futen në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje, pasi sipas tij një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.

Rama shprehet se çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal, pasi përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

Share: