Home KRYESORE Më duhen 40 shenjtorë! Nga Dr. Enriko Ceko

Më duhen 40 shenjtorë! Nga Dr. Enriko Ceko

Pardje ishte 63 vjetori i largimit nga kjo jetë i Bertolt Brecht, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj gjermanë. Përveç të tjerash ai ka shkruar dramën Arturo Ui, e vënë në skenë shumë vite më parë me njëmjeshtëri shumë të lartë artistike dhe profesionale nga trupa e artistëve të Teatrit Kombëtar. Kjo vepër mbyllet me fjalët: “…barku që i polli ende nuk është shterpëzuar”. 

Vërtet kështu është, dhe, ne shqiptarët e kemi vuajtur më shumë se tëtjerët këtë. Faktet që po kalojmë nga një qeverisje jo funksionale në njëtjetër edhe më pak funksionale, faktet që ata që drejtojnë shtetin qendrojnë për një kohë të gjatë në pushtet, faktet që në përgjithësi drejtuesit kanë bërë përpjekje për të kapur dhe mbajtur për vehte të tëra pushtetet, tregojnë më së miri e ende nuk kemi qenë në gjendje që tëbëjmë një përzgjedhje inteligjiente të atyre që na drejtojnë.

Dëgjoj shpesh kohët e fundit se: “mjafton që të ikë Edi Rama, le të vijëkush të dojë pas tij”. T’a thotë dikush pa shkollë, t’a thotë ndonjëadoleshent i zhgënjyer, t’a thotë ndonjë pensionist i pakënaqur nga pensioni i ulët dhe shërbimi shëndetsor skandaloz që gjen në pikat e këtij shërbimi anë e mbanë vendit, edhe mund t‘a kuptoj. Por kur këtë e thonë njerëz me shkollë, artistë (që po u prish Teatrin Kombëar, sociologë (që e dinë fare mirë çdo të thotë lidership), juristë (që e dinëfare mirë çdo të thotë ndarje pushtetesh), ekonomistë (që e dinë fare mirë çdo të thotë keqmanaxhin fondesh publike), atëhere kjo është për të vënë kujen e për të ikur nga sytë këmbët. 

Unë mendoj se ne duhet që të bëjmë të tëra përpjekjet si individë dhe si komb, që pas një qeverisjeje të vijë një qeverisje edhe më e mirë, pas një kyeministri, të vijë një kryeministër edhe më i mirë, pas një kryetari bashkie të vijë një kryetar bashkie edhe më i mirë.

Nëse ende vazhdojmë me këtë mendësi, atëhere nuk paskërka problem nëse pas Edi Ramës, bëhet kryeministër dikush edhe më i paaftë, më i pashkollë, më i paedukatë se ky që kemi. Nëse vazhdohet me këtëmendësi atëhere nuk paskërka problem se pas Erion Veliajt, kryetar bashkie bëhet dikush edhe më i papërshtatshëm, edhe më i papërgjegjshëm, edhe më i pandërgjegjshëm se ky i fundit. Kështu i bie që mjafton që të ikë Ali Baba dhe nuk ka problem se kemi 40 hajdutë edhe më hajdutë se Aliu nëpër këmbë.

Këtë pikë helmi që tashmë është hedhur, e kanë pirë edhe intelektualët, njerëzit me shkollë, qytetarët. Ata, pa u menduar aspak, përdorin fjalorin e shekullit 14, të teorive të ndryshimit të mbretit, papatur rëndësi se cili do ishte mbreti pasardhës. Këto teori të pushtetit, tëshekullit 14 janë ato që sollën valën e luftrave shkatërrimtare nëEvropë, sepse këto teori justifikojnë përdorimin e forcës për marrjen dhe mbatjen e pushtetit.  

Është e vërtetë se kohët e fundit njerëzit janë në mëdyshje nëse ka Shqipëria aq njerëz të mirë sa të drejtojnë me anë të përmirësimit tëvazhdueshëm. Në vazhdën e kësaj pike helmi të hedhur me shumë kujdes dhe në vazhdën e këtij debati, dëgjohet shpesh se përderisa nuk ka njerëz aq të mirë, pra ëngjëj apo shenjtorë, më mirë të vijnë pas Edi Ramës “mëkatarë të penduar”. Unë mendoj se kjo është pika tjetër e helmit, pika e radhës e helmit për të vënë në gjumë qytetarinë e këtij vendit.

Në politikë nuk ka vend për mëkatarë të penduar. Ata që kanë qenë njëherë në pushtet, që kanë drejtuar në mënyrë jo të përshtatshme dhe jo tëdrejtë, ata që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar që pas tyrë të vijë në pushtet një individ më i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm dhe më i korruptuar, nuk kanë më vend që tëetiketohen si “mëkatarë të penduar”, ata janë thjesht djaj dhe djaj me brirë. Këta që dikush i quan “mëkatarë të penduar”, në fakt nuk janë gjë tjetër veçse Ali Babë të dalë në pension pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, që çetën e tyre me 40 a më shumë hajdutë e kanë të gatshme, për t’u hedhur në aksion, sapo t’u jepet rasti.   

Ata që kanë qenë një herë në pushtet dhe që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar që pas tyre të vijnë në qeverisje grupe të organizuara dhe të mirëstrukturuara, me synime për të shpartalluar jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive, mjedisire, ligjore në vend, për të shpartalluar ekonominë dhe burimet natyrore, njerëzore dhe financiare dhe për të shpartalluar buxhetin e shtetit, nuk mund të etiketohet si “mëkatarë të penduar”.

Unë mendoj se Shqipëria i ka të paktën 40 shenjtorë, për të mos thënë shumë më shumë. Unë mendoj se Shqipëria i ka të paktën 40 ëngjëj, për të mos thënë shumë më shumë.

Qeverisja e Edi Ramës ka rënë. Në aspektin praktik ajo është në ditët e fundit. Në aspektin juridik ajo mund të vazhdojë edhe më gjatë, por nëse ndodh kjo, vendi do shkojë në anarki totale dhe në një kaos shumëplanësh.

Ruga e vetme është një qeveri tranzitore, jo thesht pa Edi Ramën kryeministër, po një qeveri tranzitore që të mos ketë në kabinetin qeveritar asnjë person që më parë ka qenë drejtues në shtetin shqiptar në të tëra pushtetet, që të mos ketë asnjë person që ka qenë apo është anëtar i ndonjë partie që ka qenë apo është në pushtet. 

Kjo qeveri tranzitore ka për detyrë që (1) të kërkojë falje për krimet e kryera nga regjimi komunist, (2) të kërkojë falje dhe të njerrë përpara përgjegjësisë fajtorët pr krimet e kryera gjatë 29 viteve të fundit, (3) të bëjë një kushtetutë moderne që garanton liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe ndarjen reale të pushteteve dhe (4) të bëjë një kod të ri zgjedhor që garanton që zgjedhjet e ardhëshme do të realizohen me liri, barazi, drejtësi dhe standard.

Teoritë moderne të pushtetit tashmë janë orientuar drejt teorisë së kontratave sociale dhe teorisë së plotësimit të kushteve të fitores për të tërë pjesëmarrësit në vendim marrje. Qeveria tranzitore, me këto katër detyra plotëson të tëra prametrat që të kemi një konsensus ku të tërë të jenë të fituar dhe që pas kësaj qeverie të kemi mundësi të zgjedhim në drejtim njerëz më të mirë, më të përshtatshëm, më të përgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm dhe kështu në vazhdimësi. 

Po e mbyll këtë shkrim me thënien e Abraham Linkoln, një ndër drejtuesit më origjinalë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë: “Nëse lapsin e ka në dorë injoranti, pushkën krimineli dhe pushtetin tradhëtari, atëhere në atë vend nuk ka vend për qytetarët. 

Dhe unë përsëri mendoj se në Shqipëri do gjejmë të paktën 40 shenjtorë. Unë kërkoj 40 shenjtorë. Më duhen 40 shenjtorë.

Share: