Home KRYESORE ‘Dimri i Prages’ ndaj shqiptareve fryn nga Beogradi!

‘Dimri i Prages’ ndaj shqiptareve fryn nga Beogradi!

Nga Genc Mlloja

’Pranvera e Prages’ duket eshte kthyer ne nje dimer te akullt per popullin e Kosoves. “Une pelqej Serbine dhe popullin serb… Dhe une nuk e pelqej Kosoven”, agjencia AP citonte Presidentin e Republikes Ceke Milos Zeman ti thoshte kolegut te tij serb Aleksander Vucic.

“Une nuk e pelqej Kosoven”, kreu i shtetit cek i tha Vucicit, i cili u pergjigj: “Ju falenderoj”!

Kjo ngjau te merkuren ne Beograd ku ishte per vizite kreu i shtetit cek i cili deklaroi se do ti kerkonte qeverise se tij te terhiqte njohjen e Republikes se Kosoves.

Cdo gje ka ndodhur kur i ashtuquajturi Grupi i Vishegradit (V4) po mbante nje takim te nivelit ne rang kryeministrash me vendet e Ballkanit Perendimor. Kosova nuk u perfaqesua, Shqiperia po ne nivelin e larte kryeministror. Por po mendoj se kryeministrit shqiptar Edi Rama do ti jene dukur akull ambjentet diplomatike ku u zhvillua te enjten takimi i Grupit te Vishegradit ne Prage.

Nder 5 vendet e BE-se qe nuk njohin Kosoven jane edhe Sllovakia, dikur Cekosllovakia, Rumania dhe Greqia.

Rastesi ne kete moment ky anti- shqiptarizem i cekut Zeman i perqendruar mbi Kosoven?

A me te vertete mund te besohet, sic ka komente nga ndonje burim zyrtar i Prages, se Presidenti cek eshte njeri i ‘cuditshem’? A ka nje afrim te qendrimit cek me ate te Sllovakise kunder Kosoves ne mbeshtetje te Serbise?

A e ndihmon kjo fryme paqen e stabilitetin qe u trumpetuan ne takimin e sponsorizuar nga Grupi i Vishegradit, konkretisht Cekia, Sllovakia, Hungaria e Polonia?

E pra nga Praga pat filluar ‘Pranvera’ e demokracise kunder komunizmit e tuteles sovjetike qe u rrit si ortek me kalimin e viteve edhe pse u mposht me dhune gusht te vitit 1968.

Shqiptaret kudo ne trojet e tyre ne menyrat me te dukshme e mbeshteten Pranveren e Prages. Dhe e kane bere ate se ishte mbeshtetje per nje popull demokrat qe aspironte liri, demokraci e vetevendosje. Aq me shume se shikonin edhe ata driten e clirimit nga sundimi diktatorial.

Shqiperia e fitoi demokracine ne fillim te 1990, Kosova u clirua me vone nga genocidi serb duke shpallur pavaresine ne shkurt te 2008.

Per Presidentin Zeman qe duhet ti kete ndjekur mire keto zhvillime shqiptare duket nuk i jane dukur ata si Pranvera e Prages.
Pranvera shqiptare e ne kete kuader edhe ajo e Kosoves paskan qene te ‘papelqyeshme’ per te e qarqe te caktuara politike cekosllovake.

Kur fryn ky acar antishqiptar nga Praga eshte nje ogur i keq; nuk eshte ceshtje e nje njeriu te ‘cuditshem’, eshte alarm per shqiptaret se fronti kunder tyre po del edhe me hapur.

Falenderimi i Vucic per kreun e shtetit cek nuk fsheh planet serbe ndaj Kosoves per t’ia rihequr integritetin territorial, per ta coptuar me tej, me bekimin e disa fuqive ne BE nder te cilet duket publikisht se eshte edhe Presidenti Zeman i Republikes Ceke.

E nga ana tjeter fryma raciste e deklarimit te numrit nje cek se “Une nuk e pelqej Kosoven” eshte alarm per Europen demokratike.

Share: