Home KRYESORE Do shkarkohet Meta? Ja si pergjigjet Monika…

Do shkarkohet Meta? Ja si pergjigjet Monika…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, iniciativë e marrë kjo nga maxhoranca. Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi u shpreh se kjo gjë nuk është fare në axhendën e saj apo të LSI-së.

E pyetur nëse Komisioni Hetimor do të marrë vendimin ekstrem për ta shkarkuar apo Presidentin, Kryemadhi shtoi se Meta është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur

“Mua nuk më shqetëson fare kjo gjë. Nuk është pjesë e axhendës time politike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku të cilën e ka future regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta I ka kapacitetet e veta për tu përballur politikisht dhe di të them që është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur” – tha Kryemadhi.

Share: