Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për prishjen e objekteve përgjatë bregdetit të Vlorës, duke i lënë hapësirë plazheve publike.
Aksioni i IKMT po monitorohet nga forca të shumta policie të FNSH, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm.
Ndërkohë, është tensionuar situata mes pronarëve të objekteve dhe punonjësve të IKMT-s.
Ata kanë kërkuar që të largohen makineritë dhe objektet të mos prishen, pasi pretendojnë se janë të rregullt përsa i përket dokumentacionit. Mësohet se 60 objekte janë në plan të IKMT-s për t’u prishur./ Opinion.al E.Xh.