Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Metrologjisë, ndryshimet klimatike që kanë të bëjnë me ngrohjen globale po përshpejtohen.
Sipas të dhëna, nga viti 2014 deri në vitin 2019 është regjistruar periudha më e nxehtë ndonjëherë, ndërsa niveli i detit është rritur ndjeshëm gjatë të njëjtës periudhë.
Temperatura globale është rritur me 1.1 gradë Celsius që nga viti 1850, ndërsa në periudhën midis viteve 2011 dhe 2015, është rritur me 0.2 gradë Celsius. Sa i përket rritjes së nivelit të detit nga viti 1993 e deri më tani, shkalla mesatare e rritjes është 3.2 milimetra në vit.
Organizata Botërore e Metrologjisë thotë se duhen bërë përpjekje të menjëhershme për të ulur nivelin e emetimit të karbonit.
Për ndryshimet klimatike, të hënën do të mbahet samiti i Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të prezantohet pikërisht raporti i Organizatës Botërore të Metrologjisë. Në këtë samit do të diskutohet për masat që duhen ndërmarrë për të frenuar ndryshimet klimatike.
Kujtojmë se dy ditë më parë, në rreth 150 vende të ndryshme të botës u mbajtën protesta për ndryshimet klimatike, me synim ndërgjegjësimin e ligjvënësve dhe drejtuesve të samitit të OKB./Opinion.al