Home KRYESORE 150 vjetori i Gandit, e pabesueshme çfarë ndodh me hirin e eshtrave

150 vjetori i Gandit, e pabesueshme çfarë ndodh me hirin e eshtrave

Nëse Mahatma Gandi do të ishte gjallë ai do të mbushte 150 vjeç më 2 tetor. Por pikërisht në këtë ditë hiri i eshtrave të tij është vjedhur dhe memoriali i tij është vandalizuar.

Hiri u mor nga një memorial në Indinë qendrore, ku ishin mbajtur që nga 1948, viti i vrasjes së Gandit nga një ekstremist hindu.

Hajdutët gjithashtu kishin shkruar “tradhtar” me bojë të gjelbër nëpër fotografitë e udhëheqësit të pavarësisë.

Mangaldeep Tiwari, kujdestar i memorialit të Bapu Bhawan, ku po mbahej hiri, tha për gazetën indiane The Wire se vjedhja ishte “e turpshme”.

“Unë hapa portën e Bhawan herët në mëngjes sepse ishte ditëlindja e Gandit. Kur u ktheva pashë që ishin zhdukur mbetjet mortore të Gandit dhe posterit të tij i ishte fshirë fytyra.”

Gandi drejtoi një lëvizje rezistence jo të dhunshme kundër sundimit kolonial britanik në Indi, duke frymëzuar njerëzit në të gjithë botën. Shumica e indianëve ende e nderojnë atë si “babai i kombit”.

Disa ekstremistë Hindu e shohin Gandin si tradhtar për thirrjet e tij për unitetit mes hinduve dhe muslimanëve. Kjo është pavarësisht se Gandi ishte një hindu i devotshëm.

Ai u vra nga një ekstremist hindu në janar 1948.

Pas vdekjes trupi i tij u dogj por hiri nuk u shpërnda në lumë, siç e kërkon tradita në besimin hindu.

Për shkak të famës së tij, hiri shpërnda në të gjithë vendin në memoriale të ndryshme – përfshirë atë në Bapu Bhawan. /Opinion.al

Share: