Home KRYESORE Athina zyrtare: Të hapen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Athina zyrtare: Të hapen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Athina zyrtare heq veton për Shqipërinë, sa i përket hapjes së negociatave për Shqipërinë. Zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, gjatë fjalës së tij në Parlament tha se Greqia do të bashkohet me vendet që kërkojnë të avancohet me procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas zëvendës ministrit, Miltiadhis Varvitsiotis negociatat për dy vendet duhet të hapen me kushte.

“Greqia ka mbështetur gjithmonë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi e konsideron si një instrument për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha zv/ministri i Jashtëm, duke theksuar se veçimi i procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të destabilizojë Ballkanin.

Duke folur për çështjet e jashtme të Greqisë, zv/ministri theksoi se është e rëndësishme që qeveria greke të jetë në një linjë me opozitën, për të shmangur atë që ndodhi me Marrëveshjen e Prespës./ Opinion.al

Share: