Home KRYESORE “Ciao a tutti”, dorëhiqet drejtori i Autoritetit Portual në Durrës

“Ciao a tutti”, dorëhiqet drejtori i Autoritetit Portual në Durrës

Agron Tare përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar dorëheqjen e tij nga posti si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.

Tare shprehet se po largohet nga ky post për të vijuar rrugëtimin e tij profesional, ndërsa i ka uruar suksese pasardhësit tij.

Ai e mbyll postimin e tij me një shprehje italiane; “Ciao a tutti, belli e brutti!”. Tare u emërua në këtë detyrë në janar të këtij me synimin për ta bërë Durrësin një port konkurrues në rajon.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, z.Agron Tare”, shkruan Tare./ Opinion.al

Share: