Home KRYESORE DIOLA DOSTI, lektorja e Institutit Kulinar Neranxi– folëse në Konventën e për...

DIOLA DOSTI, lektorja e Institutit Kulinar Neranxi– folëse në Konventën e për menaxherët e shitjes

Kanë mbetur pak ditë për të rezervuar vendin tuaj në Konventën e II-të për menxherët e shitjes që do të mbahet me 1 Nëntor, në Hotel Venus – Prishtinë. Kjo Konventë është një mundësi që nuk duhet humbur dhe si e tillë organizohet vetëm një herë në vit.

Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e madhe, Zvicra, Shqiperia, si dhe shumë sipermarrës dhe ekspert të suksesshëm vendor. Denis Gafuri së bashku me folësit mysafir do t’i ndajnë me ne eksperiencat e ku do të diskutojnë per qasjen drejt se ardhmes si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.

Këtë vit do ta kemi nderin që si folës të jetë edhe DIOLA DOSTI.

Kush është DIOLA DOSTI?

Diola Dosti është PhDc në Nutrition /Food science.

CEO e linjës së kozmetikës biologjike Dbotanical. Me shitjen e kremërave me bimë të certifikuara organike, firma e Diolës, ndihmon 50 familje shqipëtare, të cilat merren me rritjen, grumbullimin dhe kultivimin e bimëve mediciale në Kosovë.

CEO e platformës online Mësimet e Diolës, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë shqipëtare mbi mënyrën e drejtë të ushqyerit dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit.

Gjithashtu dhe Kandidate ne Globen Women Awards per vitin 2019, nga vete organizata e
Mirela Sules.

Libri i saj ‘Mësimet e Diolës, ushqim për çdo sëmundje’, u vlerësua si ‘Best seller’, në vendin e 4-të, pas Ismail Kadaresë, nga Shoqata e Botuesëve të Kosovës, në vitin 2017.

Që nga viti 2013, pjesëmarrëse aktive nëpër mediume të ndryshme televizive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni mbi tematikat e shëndetit dhe ushqimit të drejtë.
Lektore e lëndës së Nutricionit pranë University of Business and Technology dhe Institutit

Kulinar Neranxi.
Ka punuar si nutricioniste pranë Sanus clinic dhe sot është nutricioniste e Kompanisë Neranxi. Për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të tij, rezervoni vendin përmes www.salesconvention.biz dhe mësoni nga DIOLA dhe shumë folës tjerë me eksperiencë.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar kështu qe rezervoni SOT biletën tuaj./telegraf.com

Share: