Home KRYESORE “Dhëmbë për dhëmbë” me Venecian, Meta flet për kurth dhe…

“Dhëmbë për dhëmbë” me Venecian, Meta flet për kurth dhe…

Unë jam i bindur se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë që përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e Kushtetutës, të shtetit ligjor, dhe njëkohësisht edhe të një dialogu, i cili frymëzon një bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve dhe sidomos jep siguri për të rinjtë se e ardhmja është këtu

Ishte ky komenti i Presidentit, Ilir Meta nga Lezha pasi publikoi “mbrojtjen” e tij ndaj Komisionit të Venecias.  Duke e quajtur kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje, Presidenti thotë se ekspertët e Venecias, në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit dhe po ashtu kanë gjykuar çështjen jashtë kontekstit.

Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Në analizën dhe konkluzionet e ekspertëve nuk gjejnë vend/referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzioneve të 3 (tre) Raporteve të OSBE/ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues. Projekt-opinioni i Komisionit të Venecias dhe Raportet e OSBE/ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzionet e njëri-tjetrit”, thotë Meta në argumentin e tij.

Meta vë gjithashtu në dukje se në raportin paraprak, disa çështje kyçe nuk janë marrë parasysh, por sipas tij ato kanë rëndësi thelbësore për analizën objektive dhe konkluzioneve që rrjedhin prej saj.Duke theksuar se projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë

Sipas kreut të shtetit, projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik.

Pasi nëse ai miratohet, sipas Metës, çdo lider autokrat mund ta interpretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij. / Opinion.al

Share: