Home KRYESORE Gara për Kryeprokuror/ Gjykata e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt

Gara për Kryeprokuror/ Gjykata e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar kërkesën e ankimimit të avokatit Lulzim Alushajt, i cili paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas skualifimit nga gara për Kryeprokuror të Përgjithshëm.

Alushaj ka kërkuar nga gjykata anulimin e vendimmarrjes. Më herët, KLP e skualifikoi nga gara me argumentin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist, 15 vite.

KLP-ja caktoi listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn. Vendimi i gjykatës administrative mban peng procedurën e përzgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm.

Pas vendimit të Gjykatës së apelit Administrativ, ka reaguar Alushaj duke u shprehur se diploma e tij është lëshuar më 15 qershor në vitin 2004 duke pretenduar se i plotëson 15 vitet punë si jurist i spikatur.

Ndërkohë, Alushaj i kërkon trupës gjykuese të kryesuar nga Kastriot Selita që ta quajë të paligjshme garën për Prokuror të Përgjithshëm, pasi sipas tij, KLP nuk ka respektuar ligjin për zhvillimin e garës./ Opinion.al

Share: