Home KRYESORE Hapja e negociatave/ Parlamenti francez diskutim për azilkërkuesit shqiptarë

Hapja e negociatave/ Parlamenti francez diskutim për azilkërkuesit shqiptarë

Nëse qëndrimi i Francës në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë mbetet mister, sot mund të merret vesh diçka më shumë. Në ora 16 00 në asamblene kombëtare në Paris zhvillohet një debat lidhur me emigracionin, i kërkuar nga partia e presidentit Makron.

Natyrisht debati rreth dy orësh i deputetëve do të zhvillohet rreth kësaj patateje të nxehtë të politikës së brendëshme franceze, por prej aty nuk do të përjashtohet edhe Shqipëria. Sipas një dokumenti, të hartuar nga pallati Matinjon( selia e qeverisë) pëe deputetët, të zbuluar prej revistës Marianne obsesion i qeverisë mbetetn kërkesat për azil ngavendi ynë, i konsideruar nga Franca si njz shtet i sigurtë, pra ku funksionon shteti ligjor dhe ku azili politik nuk është i justifikuar.

Po të njëjtin shqetësim e përmendi nominalisht edhe Emanuel Makron, të martën në 1 tetor, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës në Strasburg. Ai tregoi me gisht kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende “që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE”.

Pikërisht kjo temë e azilkërkuesve nga Shqipëria është kthyer në temë qëndrore në vendin e galëve. E përditshmja Le monde, në numrin e sajt të fundit, që i kushtonte një reportazh shqiptarëve që kërkojnë azli, theksonte se vendi ynë reshtohet i dyti pas Afganistanit. Ajo theksonte se 10 % e kërkesave që trajtohen nga Franca vijnë nga Shqipëria dhe Gjerorgjia. Vetëm gjatë vitit 2019 nga vendi ynë janë paraqitur 5609 të tilla.

Kaq ka mjaftuar që kjo të kthehet në një çështje dite në Paris.

Pikërisht ajo pritet të zërë vend edhe në debatet e sotme në asamblenë kombëtare të Francës. Dhe fakti që presidenti Makron e lidhi atë në fjalim me çështjen e hapjes së negociatave, nuk pritet të kalojë pa lënë gjurmë.

Natyrisht Franca e ka çështje të politikës së saj të brendëshme debatin për emigracionin. Dihet gjithashtu se Makron është shprehur hapur, si pasojë e vizionit të tij, për ta ndërprerë zgjerimin e BE.

Por, mes këtyre dy linjave mund të pikaset qëndrimi që Parisi do të mbajë në mbledhjen e vendeve anëtare të BE në mes të tetorit. Mënyra se si do të flitet sot për Shqipërinë në parlament mund të zbulojë sadopak hapat e ardhshëm. A do ta shndërrojë Franca në një sebep për moshapjen e negociatave problemin e azilkërkuesve nga Shqipqria, apo thjesht në rastin më të mirë, ulja e numrit të tyre do të jetë një kusht më tepër përpos 9 kushteve që vuri bundestagu?/Lapsi.al

Share: