Home KRYESORE Meta: Disa ndërkombëtarë u bënë palë, disa të tjerë palaço!

Meta: Disa ndërkombëtarë u bënë palë, disa të tjerë palaço!

Në intervistën për emisionin “Opinion”, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë akuza të forta ndaj ndërkombëtareve për të cilët tha se “një pjesë u bënë palë dhe disa palaço”. I pyetur për arsyet e anulimit të datës së zgjedhjeve Meta këmbënguli se gjithçka u bë për të shmangur një përplasje më të rëndë.

“Palët u përplasën. Harroni ju sa policë u dëmtuan, harroni ju gishtat e asaj polices së re që u këputën, apo ju i harruat këto? Harruat ju Sait Dollapin, një nga udhëheqësit kryesorë të opozitës që u rrah në mënyrën më barbare dhe jo profesionale nga policia përpara kamerave dhe që edhe mund të humbiste jetën, sepse kishte bërë një operacion në zemër.

Dhe ka ndërhyrë Presidenti i Republikës dhe ka bërë presion në media edhe policisë që të dërgohet urgjentisht në spital dhe pasi ka shkuar në spital ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Por të kishte ndodhur diçka tjetër do të ishte tjetër historia e Shqipërisë.

E pra, Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Lulzim Bashës dhe as për qejfin e Monikës, që t’i mbajë iso Lulzim Bashës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve, që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë edhe palaço të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thonin: Po Presidenti çfarë bëri?” – tha Meta. /LAPSI.al

Share: