Home KRYESORE Ndëshkim apo Ndihmë për 13-vjeçaren?

Ndëshkim apo Ndihmë për 13-vjeçaren?

Nga MSc. Erges Eskiu

Kam dëgjuar dje dhe sot në mëngjes reagime të ndryshme në lidhje me veprimin e 13-vjeçares, që sajoi rrëmbimin e saj dhe bëri gabim!
-“Jam kundër dhunës, por ajo duhet rrahur mirë”!
-“Ajo do plumbin ballit”! -Pse i thashë dikujt?? -Si pse, ashtu e do ajo! -Më fal, por ti nuk e di si e ka hallin ajo?!
-“Ajo është shejtan fëmijë”, foli dikush tjetër.
-Po si ndodhi, e kishin marrë shokët dhe e kthyen në shtëpi, pyeti një grua e habitur?!
-Po pinte kafe moj, ia kthen një tjetër.

Këto reagime kanë një emërues të përbashkët, frikën. Frikën e humbjes së fëmijës i lidhur ngushtësisht me projeksionin sikur kjo gjë të ndodhte edhe me fëmijën e tyre dhe ç’do të bënin ata vetë, ku do e gjenin fëmijën e tyre?!
Dhe i gjithë ky tension i akumuluar kthehet në dhunë në shumicën e njerëzve pa dallim stastusi social-ekonomik kundrejt fëmijës së pafajshëm!
Duan të shkarkojnë gjithë tensionin dhe këtë e zgjidhjen e shohin duke e rrahur fëmijën nga frika se veprimi i gabuar i saj po i “fuste ne dhé” ata dhe kjo gjë të mund të mos përsëritet më, fal pushtetit të tyre të dhunës!
Ky do të ishte gabimi i dytë dhe më i madhë se i pari dhe mendja e çdokujt prejt tyre e di, por instikti i dhunës dhe tensioni akumuluar nuk e lejon të ndaloj, por shkon pa frena ne gabimin shkatërrimtar. Është gabimi që nuk e zgjidhë situatën, por e mbyt për momentin derisa të shpërthejë edhe me fuqishëm herën e dytë, prandaj më duhet të them: – Kush nuk di të edukojë fëmijë këshillohet të heshtë!

Nuk jam kundër rrymës, por jam me fëmijën sepse shpirti i saj e di ç’e ka shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.
-Arsyet mund te jenë të shumta, por më kryesorja është një situatë aspak normale në familjen e saj.
E para mund të jenë zënkat në familje?!
Mund të jetë hiperproteskioni prindëror.
Ajo vajzë po kërkon lirin e mohuar! Ajo po kërkon te trajtohet si e rritur dhe jo me handikap.
Ajo po kërkon të trajtohet me dinjitet dhe të ndihmohet drejtë pavarsisë!

Më besoni, ajo vajzë ka nevojë për ndihmën e një specialisti të shendetit mendor dhe për mbështetje jo për linçimin, që i bën një turmë sadiste që thjeshtë agravon situatën.

MSc. Erges Eskiu

Share: