Home KRYESORE Policia ndëshkon 14 drejtues mjetesh, udhëtonin me…

Policia ndëshkon 14 drejtues mjetesh, udhëtonin me…

Policia Rrugore ka pezulluar 14 drejtues mjetesh duke u hequr atyre patentën. Ata akuzohen për thyerje të rregullave të qarkullimit.

Policia bën me dije se në autostradën Tiranë-Durrës, këta drejtues mjetesh kanë ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia ka bërë thirrje ndaj drejtuesve të mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i policisë

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara. Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve. Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtesi tej normave te lejuara përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ✈. 145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën. Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓ Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret. ✍🚓🚔 #zbatorregullatudhetoisigurt/ Opinion.al

Share: