Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar, nga Kosova, i cili ka lindur në Sarajevë, por që një kohë të gjatë ka jetuar në Beograd, ku edhe ka vdekur në vitin 2010, shkruan Gazeta Metro.
Babai i Bekim Fehmiut ishte nga Gjakova, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.
Më poshtë Gazeta Metro ka përzgjedhur të shpalosë me ju disa ngjarje nga jeta e aktorit më të madh botëror me origjinë shqiptare.
- Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Është bërë i njohur me filmin ‘Mbledhësit e Puplave’ në vitin 1966. ‘Odisea’, ishte filmi që i dha famë ndërkombëtare Bekimit.
2 .Ka luajtur mbi 50 role, dhe është aktor i parë shqiptar që ka prekur Hollivudin.
- Fehmiu ka dashur të luaj rolin e Skendërbeut, në filmin kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skendëbeu, por nuk ia dhanë atë rol, dhe e mori aktori rus. Gjithashtu deshi të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës u tregua e vogël për të.
4.Është martuar me një aktore serbe Branka Petic, me të cilën ka dy djemë Uliksin dhe Hedonin. Kuptimi i emrit të djalit të Bekimit, Hedonit, është i lidhur me emrin e nënës së tij shqiptare Hedijes.
- .Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen ‘Madame Kolontine’ të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
- Ka shkruar edhe një libër autobiografik “’Shkëlqim dhe frikë’, në vitin 2001.
Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010, ku sipas deklarimeve të dhëna nga serbët thuhet se ka kryer vetëvrasje, dhe dëshira e tij e fundit ka qenë t’i hidhet hiri në Lumbardh në Prizren, të cilën gruaja e tij serbe ia ka realizuar. /gazetametro.net