Home KRYESORE U akuzua për fshehjen e 8 milionë eurove, Apeli lë të lirë...

U akuzua për fshehjen e 8 milionë eurove, Apeli lë të lirë Rezart Taçin

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë të lirë biznesmenin Rezart Taçi. Ajo la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë duke rrëzuar kështu ankimimin e Prokurorisë e cila e akuzonte Taçin për akuzat e fshehjes të pasurisë dhe mospagim taksash.

Konkretisht prokuroria e akuzonte Rezart Taçin se nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimore, gjatë kohës kur ishte një nga administratorët e ‘ARMO’-s.

Ishte auditi i tatimeve që konstatoi se kishte shmangie të detyrimeve gjatë periudhës 2011-2013. Në lidhje me akuzat, prokuroria lëshoi gjithashtu 30 urdhra bllokimi për llogaritë bankare të biznesmenit.

Gjykata Penale të Tiranës e shpalli atë të pafajshëm. Tashmë edhe Apeli ka vendosur në favor të Rezart Taçit duke e lënë atë të lirë. Një akuzë tjetër në adresë të Taçit ka qenë nga autoritetet zvicerane për mashtrime me disa firma, por që nuk dihet sesi kanë përfunduar këto procedura. /Opinion.al

Share: