Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Edhe një herë për ligjin për Rininë! Nga Nora Malaj

Edhe një herë për ligjin për Rininë! Nga Nora Malaj

Kështu është kur drejton “Kërpërata e analfabetëve politikë”!

Mirë e paditur, por dhe e pasinqertë .
Sot , teksa debati për ligjin e rinisë , është domosdoshmëri, pasi kriza më e madhe që po kalon vendi lidhet realisht me pamundësinë që të rinjtë ta shohin të ardhmen te ky vend , rishtazi institucion i Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sportit, mundohen me nje fjalorë të vakët, pa argumenta dhe me frymë populliste, jo me ekspertizë, të zezës i thonë të bardhe dhe gjizën e shesin për djathë!

Arsyeja është gjetkë.

Çfarë rreziku ju kanoset të gjithë organizatave të shoqërisë civile, rrjeteve dhe grupimeve rinore që punojmë gjatë gjithë kohës me dhe për të rinjtë?!

  • Rreziku nr. 1: Projektligji i Rinisë vendos nën diktatin absolut të Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse të gjitha organizatat rinore (Neni 9, pika 2);Në cilin vend të BE ndodh kjo gjë ??? Si mund të ndodh që qeveria të ushtroj diktakt mbi organizatar rinore .
  • Rreziku nr. 2: Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore duke u zgjedhur nga Kryetarët e Bashkive, vendosen nën kontrollin e plotë politik dhe të paprecedentë të tyre (Neni 10 pika 2);
  • Rreziku nr. 3: Ajo që propozon ligji në Neni 13 është që Ministri i Arsimit, pa asnjë konsultim apo proces në vend, të zgjedhë një organizatë të vetme rinore (rrjet) për ta konsideruar si partner të drejtpërdrejtë të Qeverisë për çështje rinore. Nuk është aspak e qartë pse Qeveria ka nevojë për këtë, kur ky nen shkel disa parime thelbësore të të drejtave të njeriut, siç janë barazia, mosdiskriminimi, e drejta për t’u organizuar në shoqata .
    Përgjigja evazive e drejtueses së institucionit , m’u duk si “Kërpërata e Analfabetëve Politikë” !
    Teksa dëgjon përgjigjen kupton se përse të rinjtë po ikin masivisht nga ky vend dhe pse gjendja jonë sot është e pashpresë!
    Ah , e ka fajin Kërpërata e Analfabetëve Politikë, që asgjë nuk do të bëjë për ketë vend ! Zot na ruaj me këta të Kërpërtës!
Share: