Nga Genc Mlloja
Me 22 tetor 2019 u zyrtarizua kurorezimi i Perandorit te Japonise Naruhito ne nje ceremoni tradicionale me pjesmarrjen e personaliteve te larta nga 187 shtete te botes perfshi Shqiperine qe u perfaqesua nga Presidenti Ilir Meta.
Une takova Ambasadorin japonez ne Tirane Makoto Ito i cili e konsideroi historike kete ngjarje qe nisi sundimn e Naruhitos nen emertimin ‘Reiwa’ qe do te thote ‘harmoni e bukur’.
Z. Ito me tha ne intervisten botuar sot ne Albanian Daily News se nuk do te kete ndryshime ne vijen politike te Japonise sa i perket politikes se jashtme, e cila do te karakterizohet nga kontributi i vazhdueshem japonez per zhvillim dhe mireqenie ne bote.
Por, sipas mesazhit te Perandorit, ne vend mund te kete ngjarje te reja ne fusha shoqerore. Rreth gjysem milioni te burgosurve per krime te lehta iu falen denimet me kete rast.
Ambasadori i cilesoi si shume te mira marredheniet midis Japonise dhe Shqiperise te cilat jane zgjeruar qe nga hapja e ambasades ne Tirane tre vjet me pare.
Ai njoftoi se se shpejti nje investitor potencial do te filloje veprimtarine ne Shqiperi.
Ne nje koment mbi kerkesen e Presidentit Meta bere Kryeministrit Abe per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare Ambasadori Makoto Ito tha se po e ndjek me autoritetet japoneze.
“Si Ambasador jam i interesuar per zhvillimin e marredhenieve midis dy popujve”, tha Z. Ito.