Home KRYESORE Meta firmos kallëzimin penal për Dvoranin: Po jap një mundësi historike…

Meta firmos kallëzimin penal për Dvoranin: Po jap një mundësi historike…

Presidenti Ilir Meta ka publikuar fotot teksa firmos kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se “po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.

Padia do të dorëzohet në tre prokurori, në Prokurorinë e Përgjithshme; pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Meta e akuzon Dovranin për shpërdorim detyre dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore. Më herët, Meta në një emision televiziv është shprehur se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

Reagimi i Metës

Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

Share: