Home KRYESORE Projekti Rama-Vuçiç synon zhbërjen e Kosovës, thotë deputeti i LDK-së

Projekti Rama-Vuçiç synon zhbërjen e Kosovës, thotë deputeti i LDK-së

Zyrtari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili duke polemizuar me Isa Mustafën tha që s’ka punuar kurrë dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.

“Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga naiviteti apo apetiti për protagnoziëm, pak ka rëndësi, ai vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij”, ka thënë Abdixhiku, i cili është person ii tretë më i votuar në listën zgjedhore të LDK’së në zgjedhejt e 6 tetorit.

Tutje ai i përmend ato që i quan anashkalime të Kosovës nga ana e Ramës gjatë periduhave të ndryshme kohore.

“Kur nënshkruanin marrëveshje për autostradën Nish-Durrës me Aleksandrin, mikun e tij, e anashkalonin të dy Kosovën në tërësi. Thuajse kjo autoudhë nuk kalonte nga ne hiç. Kur flitej për vendosje kufiri shqiptaro-serb dhe me këtë zhbërje të shtetësisë, ai e promovonte këtë ide si alternativë të mirë. Tash, sërish, të dy, ideojnë marrëveshje për krijimin e mini-Jugosllavisë; sërish, por jo për rastësi, pa hesapuar mendimin e Kosovës si shtet në këtë iniciativë”

“Secili naiv pjesëmarrës në këtë rrugëtim, duhet ta kuptojnë se mospjesmarrja e Kosovës në çdo iniciativë është pikërisht çfarë Serbia pretendon tash e sa kohë: mosekzistencën tonë. Për ta s’jemi; por për Shqipërinë duhet të jemi patjetër si mendim e si vendim padallim. Relacionet e Shqipërisë me Serbinë kapërcejnë nëpër Kosovë. Unioni Doganor Ballkanik e mini-Jugosllavia e re janë të vdekura pa lindur hiç” /Express/

Share: