Home KRYESORE “Sot ditë zie kombëtare”, Rama: Ka shumë ‘gam gam’ që ndjell të...

“Sot ditë zie kombëtare”, Rama: Ka shumë ‘gam gam’ që ndjell të keqen

Kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave njoftoi se dita e sotme do të shpallet ditë zie kombëtare për shkak të viktimave të shkaktuara nga tërmeti. Ai sqaroi se do të jetë vetëm kjo ditë megjithëse do të donte të ishin tre ditë, por kjo është e pamundur për shkak të festive kombëtare.

Vendimin për ditën e zisë kombëtare dhe këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditët e festave kombëtare na e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë se sa një ditë zie. Do kishim dashur të ishin 3 ditë zie, duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të kësaj tragjedie që deri në momentin që flasim ka marrë 24 jetë njerëzish”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama pati edhe një moment nervozizmi me ata që ai i quajti “gamgamistë që ndjellin të keqen”.

Kur dielli të dali dhe kur politika të kthehet me gjithë gam gamin e saj ne të vazhdojmë të merremi me plagët. Nuk i shkon  kësaj tryeze dhe as formimit edhe besimeve tona që të flasim për supersticione por unë do ta thosha që, kjo nuk është fakt por është një dëshirë për ta thënë, ka shumë gam gam në këtë vend që sikur ndjell të keqen. Ka shumë gam gam gam gam gam gam gam gam dhe gamgamistët na kanë përfshirë të gjithëve me gam gam dhe kanë gamgamosur shpirtin e njerëzve të zakonshëm duke i kthyer në skllevër të gam gamit dhe ky është një moment i artë që të reflektojmë edhe mbi këtë

Rama shtoi gjithashtu se po punohet me marrëveshje me të gjitha kompanitë e hotelerive në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të strehuar të gjithë ata që që kanë mbetur pa banesë.

“Me ministrin e Turizmit po punojmë për një marrëveshje me kompanitë e hoterive në Durrës, Kavajë dhe Vlorë për të akomoduar banorët pa shtëpi. Nuk do të toleroj asnjë banor që të qëndrojë në banesën e dëmtuar. Teoria që unë nuk lë shtëpinë nuk do të funksionojë. Të gjitha shtëpitë që kanë rezultuar të riparueshme, sot nuk janë më ashtu. Kemi filluar punën me ministren e infrastrukturës që të kemi një organizim të transportit për fëmijët që do shkojnë në shkollë dhe me ministren e Arsimit për të krijuar një asistencë për këta fëmijë”, tha Rama. /Opinion.al

Share: