Home KRYESORE Takimi me shefin e FMN, Basha: Opozita ka plan për t’i dhënë...

Takimi me shefin e FMN, Basha: Opozita ka plan për t’i dhënë fund krizës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefin e Misionit te FMN-së, Jan Kees Martijn. Pas takimit, Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë për thellimin e krizës politike dhe sociale në vend.

Kryedemokrati shprehet opozita ka një plan për të nxjerrë vendi nga kriza, ndërsa shton se qeveria “Rama”, po e lë vendin në duart e 13 oligarkëve. Basha ka theksuar se plani i opozitës do të krojoj kushte të favorshme për biznesin si dhe do të mbajë nën kontroll borxhin publik.

“Kemi ndarë me ta shqetësimin e krizës së thellë ku e ka zhytur kjo qeveri me dështimin e saj. Një ndër problemet kryesore është çështjes e qindra miliona dollarëve që në vend që të shkojë për shterat në nevojë, apo për rritje pagash, përfundojnë në duart e 13 oligarkëve. Nëse buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, kjo përbën një vjedhje dhe një makutëri të qindra milionë dollarëve. Kjo do të çoj në një thellim të krizë, qytetarët nuk kanë mundësi ti paguajnë, por do të rrisë borxhin publik. Lajmi i vetëm, i mirë që ndava me FMN, opozita ka një plan për ta ndaluar dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë. Ne do të ndalim këto koncesione. Të rikthejmë paratë tek qytetarët, tek studentët, tek qytetarët, fermerët dhe tek biznesi i vogël. Do rikthejmë konkurrncën e vogël. Biznesi nesër do ta ketë në krah qeverinë për ta ndihmuar, jo siç e ka sot. Shqetësimi i tyre është se çfarë proçke do të na bëjë qeveria dhe sa gjoba do paguajmë sot për të mbijetuar. Me vizion tonë, ne do t’i japim fund kësaj situate. Do vënë nën kontroll borxhin publik, i cili ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Takimin e FM,N e konsideroj të frytshme”-tha Basha./ Opinion.al

Share: