Home Approccio Italo Albanese Tërmeti në Shqipëri, De Biazi: Jam afër jush, forca Shqipëria

Tërmeti në Shqipëri, De Biazi: Jam afër jush, forca Shqipëria

epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka reaguar ish-trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi shpreh të gjithë solidaritetin me popullatën e goditur nga tërmeti dhe me familjet e viktimave.

 “Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëria,”-shkruan De Biazi.

Tërmeti i sotëm la pas disa viktima dhe qindra persona të lënduar, ndërkohë autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjn e personave të cilët kanë mbetur poshtë rrënojave të banesave. / Opinion.al

Share: