Nga Fatos Tarifa
Pse duhet ne, nje popull kaq i shumevuajtur, te pesojme nje fatkeqesi natyrore si kjo, per te deshmuar kete solidaritet te jashtezakonshem me njeri-tjetrin dhe kete humanizem kaq prekes per njeriltjetrin kur solidare e humane mund e duhet te jemi cdo dite te jetes sone?
Kush na pengojne, na percajne e na bejne ta shohim njeri-tjetrin jo si fellow Albanians, jo si fellow humans, jo si te ngjashmin tone, me te cilin te bashkeveprojme e te bashkepunojme, te japim e te marrim cdo dite e vazhdimisht dhe jo vetem ne raste gjemash natyrore?
Politikanet, te cileve mendja u punon vetem per interesat e tyre dhe qe pasion kane vetem parane? Te mos i votojme, t’i detyrojme te largohen nga polititika. T’u kerkojme te japin llogari atyre qe duhet te japin llogari.
Ideologjite? Globalizmi nuk e ka nxjerre jashte mode idene dhe kushtrimin e Vaso Pashes te 140 viteve me pare per shqiptarizmen si feja apo ideologjia e perbashket e te gjithe shqiptareve.
T’i leme menjane dasite, te mos e shohim Tjetrin mes nesh si armikun tone, por si njerin prej Nesh dhe te mendojme se eshte ne interesin tone te perbashket qe mes nesh te jetojme ne harmoni sociale e ne solidaritet.
Jo vetem kur bien termete, ose kur permbytemi dhe humbasim njerez e prona, por cdo dite te jetes sone.
Dhe te mos harrojne se, te gjithe jemi te perkohshem ne kete bote. Te gjithe jetojne vetem nje here — tani dhe ketu, ne Toke. Ai qe mbetet eshte Atdheu yne i perbashket, kujtimi i te pareve tane, femijet qe leme pas dhe femijet e tyre, pra kushdo qe eshte lindur shqiptar.
Le t’u japim atyre, brezave qe rriten dhe atyre qe do te vijne, ne, brezat e sotem, shembullin e nje shoqerie te vertete humane, te nje shoqerie qe zhvillohet duke u kujdesur per cdo anetar te saj.
Europa kete ka bere, asgje me shume!