Ju bëjmë thirrje të gjitha shoqatave, organizatave shqipëtare, qytetarëve të të gjitha trojev etnike, si dhe shoqatave në mërgatë se në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave”Rrënjet tona” në Tiranë, Akademinë e Shkencave Prishtinë, Akademinë e Shkencave në Maqedoninë e Veriut, Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave Arteve në USA, Lidhja Shqiptare në Botë dhe Lëvizja Mbarëkombëtare për Bashkim, në dt 28 Nëntor 2019 do të mblidhemi në Tiranë të cilën do ta quajmë Kuvend Kombetarë. Të pranishëm duhet të jenë përfaqësues intelektual shqipëtar të të gjitha fushave me profesione specifike që të dalë një shtet që t’i vijë era shtet. Përfaqësit do të vijnë nga gjithë trojet shqiptare si dhe të rinj nga diaspora e Shqipëria, mundësisht të jenë të formuar si aktivist të çështjes Kombëtare.
Në këtë Kuvend sejcili përfaqësues i grupeve që përfaqësojnë do të sjelli kontributin dhe mendimin e vetë për një zgjidhje të krizës politike shqiptare, si dhe dhënies së një propozimi konkret të një Platforme Politike të përbashkët Kombëtare. Po gjthashtu; do të Krijohet Kryesija e Këshillit Mbarëkombëtar prej 21 vetash të cilët do të punojnë për çdo problem të rëndësishëm që do të dalin gjatë procesit të bashkimit dhe të bërjes së shtetit ligjor demokratik shqiptar, si dhe në zgjedhjen e intelektit shqiptar. Kjo Kryesi e këshillit mbarëkombëtare do të ketë mandat të percaktuar sipas vendimeve që do të merren në këtë Kuvend dhe do të punojë në rotacion. Shteti shqipëtar ka nevojë për njerëz të ndershëm dhe nga ky këshillë do të dalin njerëz që do të propozohen nëpër Istitucionet shqiptare që e meritojnë vërtetë të punojnë dhe jo militantë partish. Gjithësejcili që përfaqëson mendimet e grupit, përfaqësues i saj, duhet të mbrojë me argumenta të gjitha mendimet që parashtron. Bashkarisht nga të gjitha përfaqësit do të dalë esenca, e cila duhet të ketë qëllimin final atë të bashkimit të kombit në një njisi të vetme të pavarur. Nga prej këndej delë shteti ligjor demokratik me katër pushtetet të pavarura ndaj njëra tjetrës duke kontrolluar njëkohësisht po të pavarura, njëratjetrën.
Krahët e shqipes nuk kanë tagrën që lëvizjen e saj t’a përvetësojë si të vetën. Por si copëzë (parcelë) e atdheut ajo ka të drejtë si gjithë copëzat e tjera të thërrasë copëzat që pretendojnë për t’a bërë Shqipërinë të ecë me këmbët e veta. Një gjë duhet t’a kuptoni mirë, se më shumë sene që duam të rrealizojmë dëshirën e bashkimit të kombit, është mëmëdheu që kërkon më shumë sene ngjizjen e copëzave për bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Mëmëdheu ka të drejtë kur thotë: Njëkomb, një atdhe, një shtet.
Të gjithë sëbashku duhet të mendojmë e të kërkojmë bashkëpunim dhe mbështetje nga të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për një alternativë të re politike në Shqipëri! Në këtë Kuvend duhet të mbizotërojë mendimi për elementin drejtues që të zgjidhet pahatërmbetje, kjo ka shumë rëndësi, për vet faktin se asnjëri në këtë kuvend, ashtë ma i zoti a po më i pazoti. Shqipëria pret ngrohtësinë e zemrës së sakrificës të pjesmarrësve jo dëshirat personale të sejcilit.
Nga ky Kuvend duhet të dalim me përkrahjen e prioritetit ndaj rinisë shqipëtare dhe asaj të diaspores