LIBRAZHD- Detaje të reja të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit nga Librazhdi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se Olsi dhe Rezarta Hajdari mund të jetë helmuar.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore dy të rinjve u vinte aroma e fotoksinës, ndonëse në dhomën ku u gjetën nuk kishte asnjë ambalazh apo send me të cilën mund të ishte mbajtur lënda helmuese para konsumit.
Mjekët bëjnë me dije se sasia e fotoksinës në trupat e të rinjve është e madhe, dhe mendohet se ajo mund t’u jetë futur në ushqim ose në pije. Kjo pasi nëse në rastin që lënda helmuese pihet pa shoqërues era e saj nuhatet menjëherë, ndërsa kur ajo shoqërohet me një pije, apo ushqimi, era e saj fillon dhe ndjehet pas disa orësh. Ka qënë trupi i vajzës ai që ka filluar të mbajë erë në morgun e Elbasait, duke u zgjidhur kështu “misterin” e helmimit mjekëve.
Ka qënë pikërisht ky detaj ai që ka ngritur dyshimet se çifti nuk është vetëhelmuar, duke shtuar faktin se nga familjarët u raportua se të rinjtë nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe as më pjesëtarë të tjerë të familjes.
Ndërkohë paraditen e sotme Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari. Mësohet se ata janë marrë në pyetje për dijeninë e tyre për helmimin dhe shkaqet që detyruan çiftin t’i japë fund jetës.
Olsi dhe Rezarta Hajdari u helmuan në shtëpinë e tyre në fshatyn Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Librazhdit.
Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fotoksinë.
(k.m/dosja.al)