Home Gjeo-Ekonomia Kleriku i njohur: Pasuria natyrore që përçudnohet çdo ditë prej babëzisë së...

Kleriku i njohur: Pasuria natyrore që përçudnohet çdo ditë prej babëzisë së pangopshme nën hundën e shtetit duhet të ngrejë në këmbë.

Takohemi përballë Xhamisë …

Nga Gjergji Meta

Me këto fjalë nga ana tjetër e telefonit u nisa sot për në Bulqizë. Pikërisht përballë xhamisë së Bulqizës takova gazetarin bulqizak të Birn-it, Sami Currin.

Për herë të parë vizitova atë qytet. Nën udhëheqjen e Samiut, i cili kishte kohë që më kishte ftuar të vizitoj Bulqizën, pata mundësinë të njihem me problematikat, resurset dhe vetë qytetin.

Kisha në dispozicion gjithë ditën e sotshme për këtë vizitë që e kisha programuar me kohë dhe madje isha i vonuar. Por më mirë vonë se kurrë.

Pasuria e madhe natyrore që po përçudnohet çdo ditë presj babëzisë së pangopshme nën hundën e shtetit duhet të ngrejë në këmbë të gjithë. Dhejtra Hec-e e plot të tjerë të projektuar, po përthajnë lumenj e prroje, minierat e kromit që krej 2014 kanë marrë 27 jetë njerëzish e lë në pasiguri totale shumë të tjerë, po bëjnë kërdinë.

Sa keq!

E megjithatë sot takova njerëz të mrekullueshëm si gazetari i ri Sami Curri, si Lulzim Hupi i cili me familjen e tij ka hapur një bujtinë në kullën e të parëve, si Imami i xhamisë së Bulqizës, Andi Topi, që me energjinë e tij u shërben bulqizakëve.

Sa mirë!

Samiu na njohu me çështjet dhe betejat më të mprehta të aktualitetit, nga të drejtat e nëpërkëmbura të minatorëve deri te shfrytëzimi i pakriter i ujërave dhe pyjeve.
Po ashtu profesori i historisë dhe drejtori i shkollës nëntëvjeçare “Shefqet Tançi”, Gazmir Sejdi, na njohu me historinë e kalasë, urave, kishave të vjetra dhe betejave të Skëdërbeut në ato zona. Edhe pse i kishim lexuar nëpër libra, kur i shpjegon aty ku janë zhvilluar i përjeton më shumë.

Një Bulqizë e mbushur me historinë më të mirë të betejave të Skëndërbeut, njerëzit plot pasion për vendin e tyre dhe për ta ndryshuar situatën që takova sot, të mbushin me shpresë.

I rashë cep më cep qytetit të Bulqizës me premtimin se do të kthehem përsëri aty për t’u njohur më mirë me njerëzit, situatën dhe fshatrat e asaj Bashkie që është në territorin e Dioqezës së Rrëshenit.

  • dom Gjergji
Share: