Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dekorata, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që i erdhën në ndihmë banorëve të zënë nga rrënojat e tërmeti në Durrës.
Nga Izraeli Sot
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë medalje të arta për diplomatët e huaj në vendin tonë, të cilët me anë të skuadra\ve të shpëtimit të vendeve të tyre ndihmuan Shqipërinë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit.
Rama ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen dhe ndihmën që ofruan ndaj vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që ka dorëzuar edhe dekoratat “Medalja e Artë”.
Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Grupin Izraeli dhe Shqiptaret
Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dekorata, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që i erdhën në ndihmë banorëve të zënë nga rrënojat e tërmeti në Durrës.
Në fjalën e tij, ambasadori Gendler tha se populli hebre ndjehet krenar për mundësinë që iu dha të ndihmonte shqiptarët, ndonëse fatkeqësia ishte e madhe.
“Zoti Kryeministër, për mua si hebre, ju e dini që ne ju detyrohemi kaq shumë popullit shqiptar, qytetarëve të Shqipërisë. Për ne është një privilegj madhor që, t’iu ndihmojmë në këto ditë kaq të vështira dhe të hidhura. Është thjesht një borxh që ne ju detyrohemi dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që ne kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”, tha ambasadori Gendler.